ABA online, platforma digjitale për zhvillimin e agro-biznesit të fermerëve të vegjël

Bujqësia digjitale hedhe hapin e parë. Platforma ABA online ka trokitur në smart fonët e fermerit shqiptar. ABA online është një platformë interaktive digjitale e krijuar për të përmbushur nevojat e fermerëve të vegjël shqiptarë në çdo hap të rritjes së agro-biznesit të tyre. Platforma online është inicuar nga Projekti për Përfshirjen Financiare të Fermerëve të Vegjël Shqiptarë (FiAS), mbështetur nga Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA ) dhe zbatuar në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë. ABA online ka për qëllim të ofrojë informacion thelbësor për fermerët dhe bizneset aktorë të zinxhirit bujqësor të vlerës.

Behar  Gjoni, Zv. Drejtor Ekzekutiv i FED invest dhe Menaxher i Qendrës ABA, tha se, “pesë fushat kryesore të shërbimit ABA online përfshijnë: Çmimet e tregut: ABA online publikon çmimet e tregut të produkteve bujqësore nga tregjet kryesore me shumicë të Shqipërisë (Lushnje, Divjakë dhe Tiranë) 3 herë në javë;  Tregu në internet: ABA online ju ofron mundësi për të takuar blerësit potencialë të produkteve tuaja në internet; Këshilla për teknologjinë e prodhimit bujqësor & kalendari i fermës: ABA online ofron këshilla teknike të përditësuara agronomike dhe blegtorale të ekspertëve të besuar dhe kalendarin e fermave për produkte të ndryshme; Edukimi financiar: ABA online ofron burime të edukimit financiar për të përmirësuar aftësitë tuaja për të menaxhuar paratë dhe informim për shërbimet financiare të përshtatura për Fermerët; Parashikimi i motit: ABA online ju informon mbi parashikimin e motit për 6 ditët e ardhshme”.

Image preview

Për të zgjeruar impaktimin e kësaj platforme digjitale në komunitetin rural, Gjoni bëri të ditur se është çelur dhe konkursi  nën moton shto shkokun apo mikun të aplikojë dhe të marrë shërbime në kohë reale dhe pa kosto për çdo informacion që ai kërkon nga fusha e bujqësië.

ABA online u lançua në janar 2021 dhe ka 8,000 përdorues të regjistruar që nga shtatori 2021.  Me qëllim zgjerimin e komunitetit të përdoruesve të ABA online, nga tetori 2021 deri në janar 2022 do të organizohet një konkurs për promovimin e ABA online, në mënyrë që të rritet vlera e shërbimeve të ofruara.  Konkursi do të ofrojë mundësi për fermerët dhe aktorët e zinxhirit bujqësor të vlerave që të regjistrohen në ABA online dhe të ftojnë miqtë dhe klientët e tyre që të bashkohen me komunitetin ABA online.  Në janar 2022, konkurrentëve kryesorë do t'u jepen çmime me mundësi për ekspozim në media.

Në konferencën që u zhvillua sot në Tiranë për të shpallur konkursin e promovimit të ABA online, merrnin pjesë, Xhoana Hudhra , Specialsite në Drejtorinë e Programeve të MIE-s dhe Jiro Takeichi,  Kryepërfaqësues i Zyrës së Ballkanit të JICA-s si dhe aktorë të rëndësishëm që operojnë në këtë sektor.

Hudhra vuri në duke bashkëpunimin e ngushtë ekonomin midis qeverisë Shqiptare dhe asaj Japoneze, ku sektor prioritar i mbështetjes së qeverisës Japoneze ka qënë dhe vazhon të jetë bujqësia si dhe SME-të.

“Projekti i Përfshirjes Financiare të Fermerëve të Vegjël Shqiptarë ka një rëndësi të madhe për qeverinë shqiptare dhe ve]anërisht për sektorin rural në vendin tonë, pasi synon të jetë një nga instrumentat në mbështetje të objektivave të qeverisës shqiptare për një rritje cilësore të ekonomisë familjare fermere dhe për krijimin e një sektori agrobiznesi efikas”, tha Hudhra.

Ndërsa Kryetarja e Këshillit Drejtues, të FED Invest Zana  Konini u shpreh se,  “FED invest, që sot numëron rreth 79 748 anëtarë, është në vite partner i besuar dhe promotor i zhvillimit të sipërmarrjes, thuajse në mbarë territorin e vendit, duke i shërbyer një rrethi të gjerë klientele, nga segmentet më të përjashtuara nga aksesi në financë, deri te SME -të e realizuara”.

“Projektit FiAS, në partneritet me Qeverinë Shqiptare dhe JICA është një nga projektet më të rëndësishëm e të suksesshëm të FED invest, që synon të nxisë përfshirjen financiare të ekonomive të vogla rurale, duke zhvilluar e ofruar shërbime dhe produkte financiare e jo financiare fleksibël, që i përgjigjen nevojave të fermerëve, nëpërmjet teknollogjive të reja”, tha Konini.

Ajo vuri në dukje se Këshilli Drejtues mbështet iniciativën e ABA-s për organizimin e këtij konkursi, i cili,- tha Konini-  jo vetëm do të ndikojë në zgjerimin e komunitetit të përdoruesve të ABA online, por do të rrisë edhe vlera e shërbimeve të ofruara.

Konini nënvizoi punën intesive të stafit të FED invest, Qeverisë Shqiptare dhe konsulencës së JICA-s, në adoptimin e një qasjeje fleksibël drejt përmbushjes së aktiviteteve të projektit gjatë periudhes sfiduese të pandemisë dhe përshtatjen shumë shpejt me komunikimin dhe punën online.

Ndërsa Jiro Takeichi shefii JICA për Ballkanin në fjalën e tij tha se "JICA ka mbështetur rritjen e Përfshirjes Financiare në Shqipëri, përmes zbatimit të Projektit "Përfshirja Financiare e Familjeve të Vogla, në Republikën e Shqipërisë", ku një nga rezultatet kryesore të Projektit është krijimi i Qendrës në Ndihmë të Biznesit Agrar (Qendra ABA).

"Kjo platformë digjitale po shpërndan informacion të dobishëm, edukim mbi tema të ndryshme dhe po ofron një mundësi aksesi në mjetet thelbësore për lehtësimin e aktiviteteve ekonomike të pronarëve të vegjël", u shpreh Takeichi, teksa vuri në dukje se, platforma është funksionale në internet dhe do të zgjerojë gamën e shërbimeve si një instrument kryesor për zhvillimin ekonomik dhe rural.

Këshilltare kryesore e projektit FiAS, Hiroko Tanaka, theksoi se "ABA Online ka lindur nga dëshirat dhe ambicia e Projektit për t'i shërbyer nevojave të pronarëve të vegjël në Shqipëri: t'u sigurojë atyre informacionin jetësor mbi tregun agrar dhe teknologjinë e prodhimit agrar, si dhe mundësitë për t'u lidhur dhe takuar me blerësit potencialë. Këto janë informacione jetike për zhvillimin e bizneseve të tyre".

Image preview

“Unë jam veçanërisht e inkurajuar këtë mëngjes me dëshmitë e dhëna nga përdoruesit e ABA Online. Secili nga 5 përdoruesit na paraqiti përvojën e tyre të përdorimit të 5 funksioneve kryesore që ne ofrojmë në ABA Online. Shpresojmë shumë që do të ketë gjithnjë e më shumë përdorues si Regi, të cilët mund të na tregojnë për marrëveshjet e suksesshme të lidhura me tregun e ABA Online. Ekipi i Konsulentëve Japonezë do të vazhdojë punën për t'i shërbyer nevojave të fermerëve shqiptarë”, tha ajo.

Gjatë këtij takimi përdoruesit e ABA online paraqitën dëshmi mbi përfitimet që kanë përjetuar me ABA online.

Ata u shprehën se tashmë platforma ABA online është One  Stop Shop-i që ka trokitur në smart fonët e fermerit shqiptar. Projekti pritet të përmirësojë jetesën e 75 mijë fermerëve të vegjël nëpërmjet rritjes së kapacitetit të FED invest për të përmirësuar në mënyrë të vazhdueshme shërbimet për ta.