Ambasadori i Kosovës dhe i Serbisë paraqesin Letrat Kredenciale Presidentit Meta

Presidenti Meta ka pritur dje dhe sot ambasadorët  e ri te Kosovës dhe Serbisë në Shqipëri.

*13 tetor 2021*

Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot në takim Ambasadorin e ri të Republikës së Kosovës  në Tiranë Sh.T.Z. Skënder Durmishi, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Presidenti Meta e uroi Ambasadorin Durmishi për detyrën dhe e siguroi për mbështetje në përmbushjen me sukses të misionit të tij në Shqipëri.

Kreu i Shtetit vlerësoi përvojën e Ambasadorit Durmishi dhe shprehu besimin se përpjekjet e tij do t’i shërbejnë forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera dhe vëllazërore ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

May be an image of 2 people, people standing, suit and indoor

Presidenti Meta theksoi së Shqipëria dhe Kosova duhet të bashkëpunojnë ngushtësisht në lehtësimin e çdo pengese burokratike, që ekziston në zhvillimet në fushën politike, kulturore, ekonomike, tregtare dhe të gjitha sferat e tjera të jetës.

Presidenti Meta theksoi se së bashku duhet të punojmë në forcimin dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës si dhe në rrugën e integrimeve europiane të dyja vendeve tona.

Ambasadori i Serbisë, Sh.T.Z. Slobodan Vukčević i paraqet Letrat Kredenciale Presidentit Meta

May be an image of 2 people and indoor

*14 tetor 2021*

Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot Ambasadorin e ri të Serbisë në Tiranë, Sh.T.Z. Slobodan Vukčević, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Presidenti Meta e uroi Ambasadorin për detyrën dhe e siguroi për mbështetje në përmbushjen e misionit të tij diplomatik në Shqipëri.

Kreu i Shtetit shprehu dëshirën se përpjekjet e tij do t’i shërbejnë rritjes së marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë, sidomos në fushën ekonomike, tregtare dhe turizëm.

Presidenti Meta nënvizoi se dialogu Kosovë-Serbi ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian, për normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe njohjen e ndërsjellë, ka rëndësi jo vetëm për të dy vendet, por edhe për rajonin dhe perspektivën e tij europiane.

/Argumentum.al