KASH inkurajon angazhimin e mëtejshëm për zgjerimin e BE -së, dhe kujton se mbajtja e premtimeve janë kyç për këtë proces

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mirëpret Samitin Brdo BE-Ballkani Perëndimor dhe deklaratën përmbyllëse të tij.

Mbështetja e qartë e BE -së për perspektivën evropiane të rajonit të BP -së, si një interes dhe zgjedhje e përbashkët strategjike, mbetet një shtyllë solide e marrëdhënieve kontraktuale të krijuara që nga Samiti i Götteborgut 2001.

Ndërsa KASH inkurajon angazhimin e mëtejshëm të ndërsjellë për zgjerimin e BE -së, kujton se komunikimi dhe mbajtja e premtimeve janë kyç për këtë proces.

BE është bërë qartësisht partneri më i afërt i rajonit, investitori dhe donatori kryesor, në përputhje me qasjen natyrale dhe strategjike të të ardhmes së Kontinentit.

KASH përshëndet përforcimin e mëtejshëm të kësaj qasjeje me Planin ambicioz të Investimeve Ekonomike dhe Agjendën e re të Inovacionit për Ballkanin Perëndimor, duke trajtuar sfidat aktuale të vendeve dhe popujve tanë, siç janë depresioni ekonomik dhe migrimi.

KASH u bën thirrje qeverive të vendeve të BP-së për një qasje më aktive në zbatimin e reformave të besueshme, veçanërisht në funksion të përmbushjes së angazhimit të tyre që premton për vlerat dhe parimet evropiane.

Duke përshëndetur vendimin për organizimin e Samiteve të rregullta BE-Ballkanin Perëndimor, KASH u bën thirrje shteteve anëtare të BE-së për hapjen e shpejtë të negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe heqjen regjimit të vizave me Kosovën, sikudnër ka ndodhur me të gjitha vendet e tjera të rajonit.

Argumentum.al