Kriza energjetike, Kryeministri Rama: Jemi përgatitur për ta përballuar

Kryeministri, Edi Rama gjatë emisionit “Now” me gazetaren Erla Mëhilli u shpreh se Shqipëria është përgatitur për t’i bërë ballë krizës energjetike.

Dy javë nga shpallja e krizës, z. Rama tha se “detyra numër 1 e një kryeministri është që të ndalë me njerëzit jo vetëm të mirat por edhe të këqijat dhe të jetë i vërtetë”.

I pyetur nga gazetarja Mëhilli se përse zgjodhi të përhapte panik dhe të amplifikonte krizën, kreu i qeverisë tha se deklarata “ishte mesazh për të vetëdijesuar që jemi përballë një krize që nuk është lokale por globale”.

Për akuzat e shitjes së energjinë nën çmimin e blerjes, Rama tha se kjo vjen nga situata pasi shitja bëhet në kohë kur ka shumë reshje.

Për planin me tre pika ku përfshihet dhe një fond prej 200 milionë euro, kryeministri tha se ende nuk ka një datë se kur mund të ketë rritje të çmimit për biznesin e madh.

Nga ana tjetër kryeministri tha se për rritjen e çmimit vendos Enti Rregullat i Energjisë ndërsa qeveria vendos për mburojën për familjet dhe biznesin e vogël.

“Këtë gjë nuk e vendosim ne, rritjen e çmimit e vendos Enti Rregullator, ne vendosim mburoja”, tha kryeministri.