Kriza energjetike/ Zoran Zaev: Miku dhe kolegu im Edi Rama alarmoi ndaj po alarmoj edhe unë. Po, do të ketë krizë.

Një javë pas parlajmërimit të Kryeministrit Rama për popullin shqiptare për krizën e  energjisë, edhe Kryeministri maqedonas duket se ka ndjekur shembullin e homologut shqiptare.

Po, do të ketë krizë. Miku dhe kolegu im nga Shqipëria, Edi Rama alarmoi dhe po alarmoj edhe unë, deklaroi sot kruyeministri maqedonas, Zoran Zaev, sipas alsat.mk.

”Kriza energjetike po vërehet, çmimet janë të larta, por do të presim javët dhe muajt e ardhshëm”, shtoi ai.

”Të shohim si do të shkojnë gjërat, ndërsa shteti është këtu për të ndihmuar”, tha Zaev.

Kryeministri Zaev në konferencën e sotme për shtyp deklaroi edhe se kursi i denarit është në gjendje të qëndrueshme dhe se ekzekutivi ka përgatitur politikat fiskale për krizën e paralajmëruar ekonomike.

”Maqedonia e Veriut nuk mund t’i shmanget krizës globale, por autoritete do të ndërmarrin masat e duhura për të mbrojtur qytetarët”, theksoi kreu i ekzekutivit maqedonas.

/Argumentum.al