Kryeministri i Austrisë dorëhiqet pas akuzave për korrupsion

Kancelari austriak Sebastian Kurz ka dhënë dorëheqjen pasi u vu nën hetim për korrupsion. 35-vjeçari Kurz, tha se ai ka propozuar që Ministri i Jashtëm Alexander Schallenberg të jetë zëvendësuesi i tij.

Vetë Kurz planifikon të bëhet kreu i grupit parlamentar të Partisë Popullore Austriake.

Kurz u vu në hetim pas zbulimit të skandalit me ‘polls’ (sondazhet). Ai akuzohet se ka përdorur fonde qeveritare për të siguruar mbulim të favorshëm nga media.

Kurz u vu në hetim pas zbulimit të skandalit me ‘polls’. Transmetuesi publik ORF raportoi se sondazhet, nga të cilat përfitoi Partia Popullore e qendrës së djathtë, u paguan nga ministria e financave.

Zyra e prokurorëve tha se hetimi i tyre ndaj Kurz, nëntë personave të tjerë, si dhe tre organizatave ka nisur për veprime të kryera mes periudhës kohore 2016-2018.

Udhëheqësit e opozitës kishin bërë thirrje që Kurz të largohet dhe planifikuan të paraqisnin një mocion mosbesimi kundër tij në parlament të martën.

Kurz u bë kancelar në fund të vitit 2017 pasi më parë shërbeu si ministër i jashtëm i Austrisë.