Kryeministri Rama bën ndryshime në qeveri: Emërohen 3 zëvendësministra te Shëndetësia, Bujqësia dhe Turizmi

Këshilli i Ministrave emëroi sot tre zëvendësministra të rinj.

Kështu, gjatë mbledhjes së sotme, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi emërimin e Denada Seferit si zëvendësministre Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Po ashtu, Këshilli i Ministrave emëroi Enio Civicin zëvendësministër të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ndërsa Vilma Bello u emërua zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit.

Ndërkaq, me propozim të Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi që Bardhylka Kospiri, zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të lirohet nga kjo detyrë.

Vendimet

***
V E N D I M
PËR
EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Enio Civici emërohet zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ARBEN AHMETAJ
***
V E N D I M
PËR
EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Vilma Bello emërohet zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ARBEN AHMETAJ
***
V E N D I M
PËR
LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Bardhylka Kospiri, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.