Kryeministri Rama nderon gjeneralin libanez, ndihmoi në nxjerrjen e fëmijëve dhe grave shqiptare nga kampet në Siri

Drejtori i Përgjithshëm i Sigurisë së Libanit, Gjeneral Major Abbas Ibrahim është nderuar me Yllin e Madh të Medaljes për Mirënjohje Publike nga kryeministri Edi Rama. Medalja është për kontributin e tij për riatdhesimin e fëmijëve dhe të grave shqiptare prej kampeve në Siri.

Në fjalën e tij me këtë rast, kryeministri Edi Rama vlerësoi kontributin e gjeneralit libanez, i cili siç tha ka bërë gjithçka për të ndihmuar fëmijët dhe gratë shqiptare në kampet e Sirisë.

“Ka qenë pika jonë e referimit, ka qenë krahu ynë i zgjatur drejt atyre fëmijëve dhe grave, ka qenë shqiptari më i mirë që ka bërë gjithçka pa asnjë interes tjetër veç atij human për të nxjerrë nga ferri njerëz fatkeq. Kemi nxjerrë prej andej më shumë se sa gjysmën, vazhdon përpjekja, siç janë rritur edhe vështirësitë”, tha Rama.

 Gjeneral Major Abbas Ibrahim   e nisi fjalën e tij me shprehjen e profetit Muhamed “Kush shpëton një shpirt ka shpëtuar njerëzimin”.

Kush shpëton një shpirt ka shpëtuar njerëzimin”, ka thënë profeti Muhamed. E drejta e lirisë është themelore që për çdo qenie njerëzore. Shqipëria si shoqëri ka pasuar një çmim të lartë gjatë 3 viteve ku gra dhe fëmijë u morën dhe fati i tyre ishte i panjohur, që prej fillimit kjo luftë ka qenë përparësi e kryeministrit, ku kërkonte kujdes dhe përpjekje të pandalshme për riatdhesimin e familjeve në kampet që drejtohen nga forcat kurde. Misionet nuk anë qenë të lehta, shteti mori përsipër përgjegjësitë karshi qytetarëve të vetë dhe marrja e lirisë mbrapsht nuk përshkruhet si ndjesia. Libani vijon të zgjasë dorën nda miqve të tij dhe komunitetit ndërkombëtar, ju siguroj se ne nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për të negociuar për lirimin e çdo personi të mbajtur peng pavarësisht vështirësive dhe rrezikut të stafit tonë që përballet ne terren“, tha gjenerali.