Maqedonia e Veriut po hyn në një krizë energjetike

Maqedonia e Veriut konsumon dy herë më shumë energji elektrike sesa prodhon, dhe për  nevojat ditore, ajo mori energji elektrike nga rrjeti evropian.

Operatori shtetëror i Sistemit të Transmetimit të Energjisë Elektrike të Maqedonisë së Veriut (MEPSO) deri më tani ka marrë katër paralajmërime nga Qendra në Zvicër për ndërhyrje të paparalajmëruar në rrjetin evropian.

Deri më tani, Maqedonia e Veriut ka borxh rreth 15 milionë euro nga vetëm një muaj, sipas zyrtarëve nga MEPSO. Ata shtuan se do të nevojiten kufizime dhe rritje të çmimit të rrymës, njofton agjencia mkd.mk.

Drejtori i MEPSO shpjegoi se në raste të tilla energjia merret nga rrjeti evropian dhe deri më tani vendi e ka bërë atë katër herë pa paralajmërim dhe ka marrë katër paralajmërime nga Qendra në Zvicër ku bëhen llogaritjet.

/Argumentum.al