Në Tiranë hapet lokacioni i parë zyrtar i shitjes me pakicë të Xiaom-it në Shqipëri

Gjiganti i teknologjisë globale “Xiaomi” hapi dyert e dyqanit të tij të parë në Tiranë për të gjithë të interesuarit shqiptarë, shkruan “Monitor”.

Hapja tij u shënuan nga një vëmendje e jashtëzakonshme nga një numër i madh i fansave të “Xiaomi” dhe në prani të përfaqësuesve të shumtë të mediave, influencerëve të famshëm dhe me mbështetjen e distributorit dhe partnerit me pakicë të “Xiaomi”, kompanisë “Albatrade”, pjesë e “Balfin Group” me seli në Vienë.

“Dyqani ynë i parë global u hap pesë vjet më parë në Singapor, dhe sot, ky është dyqani ynë më i fundit, në një anë tjetër të botës, në Tiranë. Ky dyqan sot i bashkohet mbi 1000 dyqane globale “Xiaomi”. Një arritje e tillë nuk do të ishte e mundur pa ndihmën e të gjithëve, punonjësve tanë, partnerëve dhe miliona fansave të “Xiaomi” në të gjithë botën”, -tha Andrzej Gladki, zëvendësdrejtori i përgjithshëm i “Xiaomi” për Evropën Verilindore.

“Xiaomi” është një nga kompanitë kryesore në botë të smartfonëve. Produktet e tij janë të pranishme në më shumë se 100 vende dhe rajone në të gjithë botën. Në gusht 2021, kompania u rendit në listën e “Fortun”.