Ngjarja e rëndë/ 4 turistë rus humbin jetën në sauna në një hotel në Kavajë

4 shtetas nga Rusia janë gjetur të asfiksuar në një dhomë saune në një hotel në Qerret të Kavajës.

Raportohet se viktimat janë Nataliia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç, Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe.

4 turistët kishin ardhur prej një javë në Shqipëri për pushime. Ata ishin pjesë e një grupi të madh turistësh rus. Kanë qenë pikërisht pjesa tjetër e grupit që kanë vërejtur mungesën e tyre dhe pas kërkimeve i kanë gjetur të vdekur në dhomën e saunas të hotelit ku ishin akomoduar.

Ka qënë recepsionisti që ka trokitur në derën e tyre për t’iu shërbyer, por dera nuk u hap. Ai hyri dhe i gjeti pa ndenja. Menjëherë njoftoi Policinë, e cila konstatoi vdekjen e të katërtëve.

Prokuroria shqiptare ka nisur  për tragjedinë e familjes ruse Burenkov ku prindërit me vajzën e tyre dhe dhëndrrin u gjetën në pa jetë në sauna. Ndërkohë është njoftuar edhe ambasada ruse në Shqipëri për këtë ngjarje të rendë.

/argumentum.al