Një urë Shqipëri- Mali i Zi, plani i Abazoviç: “70 km zëvendësohen me 10 sekonda”

Zv/kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç konfirmoi për një media shqiptare ndërtimin e një ure mes Ulqinit dhe Velipojës.

Ky projekt mund ta lidhë Shqipërinë me vendin fqinj për vetëm disa minuta, duke e shkurtuar ndjeshëm udhëtimin nga Shkodra në Ulqin. Abazovic shpjegoi se ura mund të jetë gati për dy vjet e gjysmë, dhe tha se këtë ide e ka diskutuar dhe me kreun e ekzekutivit shqiptar.

“Ajo që dy dy Kryeministrat po shohin  është si të ndahen mjetet në buxhetin për vitin 2022. Është një urë 190 metra e gjatë me një projekt që shkon në  90 milionë  euro dhe me mekanizëm  hapjeje ku mund te kryhet lundrim.  Nëse Buna do të bëhet e lundrueshme do të jetë super atraktive.  Urën keni për ta kaluar për 10 sekonda dhe zëvendëson 70 km. Ju e dini qe ekziston autostrada e Adriatikut, por ky është një projekt i ri që ka lidhje me zonën e Ulqinit dhe Velipojën,”– ishte komenti i tij.