Plani i gjelbër i BE-së, lojë e rrezikshme bixhozi.

Mario Stefanov

Përktheu për Argumentum.al: Xhelal FEJZA

Në kazinonë e gjelbër të Bashkimit Europian duket qartë se po luhet për të gjitha ose për asgjë.

Bashkimi Europian me revolucionin e gjelbër të European Green Deal-it është futur një loje të rrezikshme bixhozi. Është në lojë e ardhmja e ekonomisë gjermane dhe europiane.

Para së gjithash, me sa merret vesh nga ajo që është publikuar deri tani, BE-ja synon që nëpërmjet transformimit të gjelbër të ekonomisë dhe tërë shoqërisë të arrijë përparësi në nivel global ndaj konkrentëve të tjerë, para të gjithëve ShBA-ve dhe Kinës, në agimin e revolucionit të katërt industrial. Ai tashmë nuk mund të ndalet dhe për këtë elita politike europiane dhe një pjesë e asaj të biznesit llogaritin se ndryshimeve, të cilat i sjell në mënyrë të pandalshme zhvillimi teknologjik, i’u bëhet ballë më mirë nëse krijohet një përparësi ndaj të tjerëve. Është fakt se elektrifikimi i qarkullimit dhe i transportit rrugor të mallrave po bëhet një proces që është i pamundur të ndalet. Por rreziku nuk qëndron në përpjekjet e adoptimit tëe paevitueshëm me ndryshimet teknologjike, por në faktin e dukshëm se krerët e shteteve udhëheqës të Bashkimit Europian, nën drejtimin e Gjermanisë, në kuadër të marrëveshjes së gjelbër europiane po i përshpejtojnë ndryshimet në mënyrë të detyruar.

Ësëhtë rrezik real që një politikë e këtillë, e cila imponon transformimin e gjelbër të ekonomisë dhe tërë shoqërisë në mënyrë të detyrueshme, do të bjerë në kurthin  tipik gjerman të “overplanning-ut”, ose planifikimit të tepruar të lëvizjeve të ardhshme nëpërmjet një mungese durimi të shprehur në mënyrë radikale.

Rritje e çmimeve

Ka shumë mundësi që si pasojë të kemi një situatë jo të natyrshme të tillë që politika e gjelbër e BE-së dhe sëbashku me të edhe politikat e bëra për ndryshimin e strukturës së ekonomisë dhe shoqërisë të jenë më të shpejta sesa vetë zhvillimi i teknologjive të reja. Duke nxituar për të arritur ndryshimet teknologjike, ka mundësi që politika t’i kalojë ato. Për pasojë do të ketë deficit energjetik dhe rritje të çmimeve të energjentëve për ekonominë dhe qytetarët. Nëse vazhdon  me këtë ritëm të transforimimit të gjelbër, Bashkimi Europian do të heqë dorë nga lëndët djegëse fosile para se burimet e reja të gjelbëra dhe të “pastra” të mund të sigurojnë sasinë e duhur të energjisë. Plani i gjelbër i BE-së i kodifikuar në kuadër të European Green Deal-it, dhe së bashku me të edhe masat e reja të përditëshme për vënien në jetë të tij, po bëhet një lojë e rrezikshme bixhozi në kazinonë e gjelbër të Bashkimit Europian, në të cilën duket qartë se luhet për të gjitha ose për asgjë. Janë në lojë bixhozi tërë ekonomia dhe industria e me këtë edhe zhvillimi i tyre i ardhshëm i antarëve të Bashkimit Europian. Gjermania dhe BE-së që e ndjek atë në përpjekjen për të realizuar përparësi ndaj rivalëve, rrezikon kësisoj dështimin e tërë ekonomisë.

Paradigma e cila ndërtohet me këmbëngulje nëpërmjet mediave dhe instrumenteve të aparatit shtetëror të antarëve  të Bashkimit Europian si dhe tërë organizatave joqeveritare, sipas së cilës gjoja European Green Deal-i bëhet për ruatjen e mjedisit është thuajse në tërësi gënjeshtër. Nëse për këtë ndonjë lule do të lulëzojë më shumë, kjo është e mirë se ardhur, por ajo që në realitet dëshirohet të shihet në hartën e gjelbër të Green Deal-it të BE-së, si dhe në çdo lojë bixhozi, është përfitimi në pará. Loja këtu nuk luhet në livadhe të gjelbëra, por në tryezën e gjelbër të ruletit ekonomik dhe shoqëror.

Vetëdija për pasojat e mundshme të Green Deal-it të BE-së, kështu të përshpejtuar dhe të ngutshëm, si gjithmonë, nga shtyrja tej prej hapësirës mediatike dhe ironizimit të të gjithë atyre që paralajmërojnë për këtë rrezik, gjithsesi në muajt e fundit, krahas shfaqjeve gjithnjë e më ekstreme të politikës së gjelbër europiane, po kalon dalngadalë nga zona gri e të ashtuquajturave teori komploti në analizat e ekonomistëve dhe gjeopoliticienëve më famë të padiskutueshme.

Paketa e masave

Kështu, ekonomisti gjerman Hans-Werner Sinn në artikullin e tij të publikuar në “Project Syndicate” të datës 23 korrik 2021, me titull “Europe’s Green Unilateralism” paralajmëron haptazi për pasojat e strtategjisë së gjelbër europiane. Që në hyrje të këtij artikuli Sinni paralajmëron: “Strategjia e njëanshme klimatike e Bashkimit Europian do ta shndërrojë Europën në kështjellë tregtare, do të nxisë proteksionizmin e gjelbër në tërë botën dhe do tu ofrojë rajoneve të tjera shanse për zhvillim dhe shfrytëzim të energjisë së lirë. Sepse pa Kinën, Indinë dhe ShBA-të janë të rrallë ata që do të duan të imitojnë rolin e BE-së si embrion i gjelbër”.

Sipas Sinnit: “Bashkimi Europian është një prej të rrallëve që ka nënëshkruar Marrëveshjen e Parisit për klimën në vitin 2015, e cila që në fillim të saj detyronte për kufizime dhe zvoglimin e emetimit të gazit karbonik CO2 duke premtuar se do ta zvoglonte atë në masën 40% (e tani edhe 55%) në raport me nivelin  e vitit 1990. Komisioni Europian me 14 korrik paraqiti një paketë gjithëpërfshirëse masash qëllimi i të cilave është që për një afat të shkurtër të arrihet ulje e madhe e emetimit të gazit CO2 në fabrika dhe ekonomitë shtëpijake të BE-së, në mënyrë që arrihej ulja e CO2  deri në 55%, e deri në vitin 2050 BE-ja të shndërrohej në bllok neutral karbonik”.

Në vijim të artikullit Sinni përshkruan masat që ka vënë në jetë deri tani Bashkimi Europian për realizimin e politikës së tij të gjelbër dhe konkludon se kjo shumë shpejt ato do ta shndërrojnë Bashkimin Europian në një bllok të centralizuar proteksionist me barriera në formën e taksave shtesë për importet e prodhimeve të gatshme, komponentëve industrialë dhe lëndëve të para në vartësi të vlerësimit arbitrar mbi ndikimin e karbonit në nivelin e institucioneve qendrore të BE-së, por edhe me taksa ndaj investimeve të huaja lartësia e të cilave do të vlerësohet nga cilësia e gjelbërt e investimit. E tërë kjo politikë do të vihet në jetë në mënyrë të pjesshme nga qendra e fuqisë së Bashkimit Europian, ndërsa shtetet antare nuk kanë kurrfarë ndikimi. Sipas Sinnit kjo gjithsesi nuk ka për të sjellë përparësi për Bashkimin Europian, por pikërisht do të bëjë të kundërtën- do të shkaktojë dobësimin e pozicionit të Bashkimit Europian në nivel global.

Operacione kreditimi

Sinni thotë: “Bota nuk ka parë asnjëherë si tani përpjekje të ngjashme për mbrojtjen e mjedisit. Dhe rrallëherë ka ndodhur, me përjashtim tëe kohëve të luftërave, që ekonomitë e tregut ti nënështrohen këtij lloji planifikimi të ashpër dhe të centralizuar të tillë siç e propozon tani Komisioni Europian”.

Në vijim të artikullit Hans-Werner Sinn paralajmëron: “Programi i Bashkimit Europian parashikon tre sisteme të ndryshme për tregtimin e emetimit të CO2. Bashkimi Europian planifikon të zgjerojë skemën ekzistuese të taksës për CO2, e cila tashmë zbatohet në sektorin  energjetik dhe kimik edhe në tërë industrinë madje edhe në qarkullkimin detar”. BE-ja në vitin 2020 vendosi të ashtuquajturën taksonomi për kualifikimin e investimeve sipas shkallës së përshtatjes së tyre me planin e gjelbër me synimin nxitjen e Bankës qendrore europiane për vendosjen e operacioneve të diferencuara të kreditimit, të cilët do ti mundësonin fabrikave të gjelbërta kamata të ulta. Komisioni propozon gjithashtu ndalimin e plotë të përdorimit të drejtpërdrejtë të lëndëve djegëse fosile në motorët e automobilëve pas viti 2035, kohë kur automobilët do të duhet të lëvizin vetëm e energji elektrike nga bateritë ose atë të përftuar nga hidrogjeni i gjelbër i prodhuar me energjinë elektrike që përftohet nga burimet e rinovueshme.

“Mbetet një çështje e hapur nëse këto masa të frikshme do të kenë efekt. Mbetet i sigurtë vetëm fakti se ato do ta ulin në gjunjë ekonominë europiane duke ia hequr konkurueshmërinë gjë që do të ketë efekt negativ në standartin e jetës së bllokut. Fuqia kryesore e cila qëndron pas propozimit të Komsionit Europian është Frans Timmermansi, zëvendëspresidenti i saj ekzekutiv për problemet e marrëveshjes së gjelbër europiane, i cili e shndërron Europën në sistem ekonomik proteksionist, që kontrollohet nga Brukseli dhe për këtë bën mjaft gabime”, paralajmëron Sinni.

Sipas tij, Timmermansi dhe e tërë elita europiane si dhe një pjesë e asaj ekonomike e cila e mbështet atë për interesa të saj, anashkalon faktin banal por të pakundërshtueshëm se, hidrokarburet, domethënë naftën, gazin dhe qymyrin, nuk i tregton vetëm Europa por ata janë mallra që tregtohen në nivel ndërkombëtar.

Rezervoarë të mbrojtur

Sasitë e naftës, gazit dhe dhe qymyrgurit të cilat nuk do ti importojë dhe as do ti konsumojë Europa do të vazhdojnë të shiten në tregjet botërore për shtetet e tjera të botës, të cilët do ti blejnë me mjaft dëshirë edhe për shkak të çmimeve të cilët, të cilët për pasojë, do të ulen. Shtetet e tjera në territoret e të cilëve nuk do të mbretërojë rregjimi i gjelbër, si është vendosur dhe si pritet të vendoset në të ardhmen e afërt në Bashkimin Europian, do të shpenzojnë ato sasi nafte dhe gazi që Bashkimi Europian refuzon ti konsumojë dhe, me shpenzimin e tyre, sasia e emetuar e CO2 në atmosferë do të mbetet e njejtë. Bashkimi Europian nuk mund t’ua mbyllë hapësirën e tij ajrore rrymave të ajrit e kësisoj në fund të fundit mbetet pikëpyetje sesa do të ulet sasia e CO2 në vetë Bashkimin Europian. Por Bashkimi Europian dhe ekonomia e tij do të vuajë, do të paguajë çmime më të larta për energjinë e përftuar nga burimet e gjelbërta, ndërsa pjesa tjetër e botëes do të vazhdojë edhe më tej të emetojë sasi të njejta gazi CO2 thjesht për faktin se nuk ekziston një marrëveshje e fortë ndërkombëtare në lidhje me këtë. Bashkimi Europian kësisoj e shndërron vetveten në një embrion të revolucionit të madh të gjelbër duke shpresuar në fitime, por në fund të fundit do të ballafaqohet me humbjet dhe përqeshjet e pjesës tjetër të botës e cila nuk është edhe aq e apasionuar me të gjithë aspektet e ideologjisë së gjelbër.

Në artikullin e tij Hans-Werner Sinn konkludon me shaka se “me synim arritjen e çfarëdolloj efektesh pozitive në procesin e ndryshimeve klimatike BE-ja do të duhet ta magazinojë karburatin fosil të papërdorur në rezervoarë të mbrojtur mirë diku në territorin e saj. Por, krerët e bllokut heshtin me urtësi për një gjë të tillë sepse duan të mbulojnë absurditetin e veprimeve të tyre të njëanshme”.

Logjika ta thotë se Bashkimi Europian do të duhet të vazhdojë me importin e lëndëve djegëse fosile dhe t’i ruajë ato në territorin e tij në mënyrë që shtetet e tjera të emetojnë po atë sasi gazi karbonik CO2 sikur BE-ja të mos ishte neutralisht e gjelbër. Zgjidhja e kësaj situate absurde është e mundur vetëm nëpërmjet një  marrëveshje ndërkombëtare detyruese në të cilën Bashkimi Europian do të ishte njëri prej nënëshkruesve. Por, sipas gjendjes së tanishme të gjërave një gjë të tillë nuk është reale ta presësh sepse shumë shtete thjesht nuk dëshirojnë të heqin dorë nga lëndët djegëse fosile për një afat kaq të shkurtër si e mendon elita politike e Bashkimit Europian dhe të hyjnë për të bërë pjesë në grupin e shtrenjtë dhe të rrezikshëm të transformimit të gjelbër të ekonomive të tyre. Në artikullin e tij Sinni nënvizon se BE-ja thjesht nuk po i koordinon aksionet e saj madje as me shtetet nënëshkruese të Marrëveshjes së Parisit. Afërsisht 70 përqind nga 200 shtete nëenëshkruese nuk kanë marrë si detyrim përcaktimin e kufinjve për emetimin e CO2 dhe është fakt i njohur tashmë se vetëm  një numur i vogël shtetesh apo blloqesh,  ndër të cilët kryeson Bashkimi Europian,  ka marrë si detyrim reduktimin e furnizimit dhe përdorimit të lëndeve djegëse fosile. Për kënaqësinë e atyre që nuk e kanë bërë një gjë të tillë, sepse- megjithëse mekanizmi i çmimit të naftës dhe gazit në tregun  botëror është mjaft i ndërlikuar dhe varet nga një sërë parametrash, përfshirë edhe ata politikë- gjithsesi ekziston mundësia për uljen e çmimit të energjentëve karbohidrikë për shkak të rënies së kërkesës që mund  të shkaktojë revolucioni i gjelbër europian.

Ndikimi politik

Kujtojmë se Hans-Werner Sinni, profesor i ekonomisë dhe i financave publike të Universitetit të Mynihut, është edhe një prej ekonomistëve kryesorë gjermanë dhe botërorë. Që nga vitit 1999 deri në vitin  2006 ai ishte drejtor i Institutit të njohur gjerman IFO (Information and Forschung), “think-thanku” më i madh gjerman. Sinni është bërë i njohur edhe për letrën që i pati adresuar kancelares Anxhela Merkel në vitin  2012 dhe së cilës iu përbashkuan edhe 270 ekonomistë të tjerë nga sektorët e bankave dhe ata shkencorë, ku kundërshtonte shpëtimin e bankave ptrivate me paratë e buxhetit. Sipas anketës së “Financial Times Deutschland” dhe shoqatës së ekonomistëve gjermanë (Verein für Socialpolitik) ndër 550 ekspertët gjermanë për ekonominë, vetëm Hans-Werner Sini dhe Bert Rürupi kanë ndikim me rëndësi në krijimin e politikës shtetërore gjermane. “Frankfurter Algemaine Zeitung” për vitin 2013 e shpalli Sinnin si ekonomistin me ndikimin më të madh në politikë. Revista e specializuar gjermane “Cicero” në muajin janar të vitit 2017 e vendosi Sinnin në vendin e katërt të intelektualëve më të rëndësishëm gjermanë duke patur parasysh ndikimin e tij në politikën publike në dhjetë vitet e fundit.

Ditën kur Komisioni Europian paraqiti paketën e tij të masave, sipas së cilës në një kohë rekord të shkurtër do të arrihej ulja e emetimit të gazit karbonik CO2 në uzina dhe ekonomitë shtëpijake në BE me qëllim uljen e emetimit të gazit karbonik në shifrën e pabesueshme me 55 përqind në vitin 2030, reagoi nëpërmjet një artikulli edhe gjeopoliticieni i njohur F.William Engdahl, autori i librit të famshëm “Shekulli i luftës”.

Në artikullin e datës 14 korrik të titulluar “Fit for 55: The EU Green Deal and the Industrial Collapse of Europe” William Engdahli paralajmëron të njejtat probleme dhe rreziqe të politikës së gjelbër të ngutshme të BE-së si edhe Hans-Werner Sinni. Që në fragmentin hyrës të artikullit në fjalë Engdahli, haptasi dhe pa kurrfarë kufizimi, thotë: “Një nga deklaratat e rralla të sinqerta të Bill Gejtsit ka qënë vërejtja e tij në fillim të vitit 2021, sipas së cilës nëse ndokush mendon se masat për parandalimin e pandemisë së COVIF-19 janë drastike dhe të vështira, duhet të presë masat që do të merren për parandalimin e ngrohjes globale. Bashkimi Europian është në procesin e imponimit nga lart poshtë të masave nga më drakonianet deri tani të cilat do të shkatërrojnë në mënyrë të efektshme industrinë moderne të 27 shteteve antare. Nën emërtesën e ndjellëse siç është ajo Fit for 55 apo European Green Deal teknokratët e Brukselit po përfundojnë planifikimin  e masave që do të shkaktojnë krizën më të keqe industriale, të papunësisë dhe të kolapsit ekonomik, që nga kriza e viteve 30 të shekullit të kaluar.  Industritë siç është ajo e automobilëve, e transoportit si dhe ato të prodhimit të energjisë elektrike dhe çelikut janë vënë në bixhoz... Ndërsa shumica e qytetarëve të Bashkimit Europian po çmendeshin nga kufizimet për shkak të pandemisë së COVID-19, teknokratët e Komisionit Europian  po përgatisnin programin e dezintegrimit të planifikuar të ekonomisë industriale të BE-së”.

Fit for 55

Engdahli nënvizon më tej: “Me datë 14 korrik Komisioni Europian paraqitit agjendën e tij të gjelbër Fit for 55... Programi më shkatrrimtar i   deindustrializimit i imponuar jashtë kushteve të luftës. Bëhet fjalë për një kuadër qendror ligjesh dhe rregullash të reja të miratuara në Bruksel dhe të cilat janë të orientuara drejt uljes dramatike të emetimit të gazit CO2 me ndihmën e taksës për qymyrgurin, përcaktimin e kufinjve të sipërm dhe të poshtëm të emetimit të CO2 dhe vendosjen e raporteve tregtare në sistemin e transformimit të gjelbër. Miratimi i programit Fit for 55 është rasti i parë në ekonominë botërore ku një grup vendesh, në këtë rast Bashkimi Europian, i imponon vetvetes zyrtarisht një program kufizimi për rritjen industriale. Dhe kjo për shkak të dëshirës absurde për arritjen e emtimit zero të gazit karbonik CO2 deri në vitin 2050, ose 55 përqind më pak deri në vitin 2030. Mbreti i Bashkimit Europian për Green Deal-in, Frans Timmermans në muajin maj deklaroi- do ta forcojmë sistemin tregtar të emetimeve të gazit CO2, do të azhurnojmë direktivën për taksimin e energjisë dhe do të propozojmë standarte të reja për emtimin e CO2 për automobilë, standarte të reja të  efektshmërisë për ndërtesat, synime të reja për burime të energjisë së rinovueshme dhe mënyra të reja për mbështetjen e përdorimit të lëndëve djegëse ekologjikisht të pastra në infrastrukturë për një transport të pastër. Në realitet, do të shkatërrojmë industrinë e transporteve, industrinë e çelikut, çimentos, si dhe prodhimet e energjisë elektrike nga qymyrguri dhe gazi”.

Autori përmend se sindikatat tashmë e kanë kuptuar se ku të shpie kjo agjenda e gjelbër dhe se koalicioni i sindikatave të uzinave dhe furnizuesve të industrisë së transporteve përfshirë edhe Konfederatën Europiane të Sindikatave (European Trade Confederation) dhe shoqatën europiane të prodhuesve të automobilëve (Automobile Manufactures Associacion) me datë 7 korrik i kanë dërguar një letër të hapur komisarit Frans Timmermans në të cilën nënvizohet: “Duam të shohim transformim industrial dhe inovacione në Europë dhe jo deindustralizim dhe trazira shoqërore”. Në letrën në fjalë nënvizohet se BE-ja nuk ka aspak plane për transforimimin e industrisë automobilistike në BE, përfshirë edhe plane për përkujdesjen e tepricës së pritshme të punëtorëve. Në letrat e sindiaktave dhe shoqatave të prodhuesve paralajmërohet se kalimi nga automobilët dhe kamionët me motorë më djegije të brendshme në e-automobilë në një kohë kaq të shkurtër do të shkaktojë trazira pa precedentë në zinxhirët ekzistues të furnizuesve me komponentë për industrinë e automobilëve. Nënvizohet se sektori automobilistik në BE përmban 8,5 përqind të të gjithë vendeve europiane të punës në prodhim dhe se në vitin  2019, vetëm  në Gjermani është prodhuar pothuajse dhjetë përqind e PBB-së. BE realizon sot më shumë se 55 përqind të eksportit botëror të prodhimeve automobilistike. Nënvizohet se kalimi te automobilët me emetim zero të gazit karbonik CO2 do të thotë humbje e më së paku 2,5 milionë vende pune kualifikuar dhe të paguara në nivel të lartë brenda Bashkimit Europian. I tërë rajoni i antarëve të Bashkimit Europian do të hyjë në depresion ekonomik dhe në letra gjithashtu nënvizohet se administrata në Bruksel po përshpejton me këmbëngulje agjendën e gjelbër në pjesën që ka të bëjë me industrinë automobilistike dhe as që ka analizuar fare pasojat për tërë sektorin e industrisë së automobilëve.

Ide e çmendur

Nuk ka mundësi që udhëheqja politike dhe ekonomike e Bashkimit Europiane të mos jetë e vetëdijshme për pasojat e mundshme të vënies në jetë të agjendës së gjëlbër. Duket qartë se këtu kemi të bëjmë me bixhoz në të cilin luhet për të gjitha ose për asgjë. Nxitohet drejt së ardhmes në mënyrë që të arrihen konkurentët dhe të zihen pozita dominuese në rang botëror të cilat di ti krijojë revolucioni i katërt industrial dhe për këtë rrezikohet e tashmja dhe ekonomia vetjake. Nëse tranzicioni i gjelbër ka sukses parë nga aspekti ekonomik dhe Bashkimi Europian, ose më mirë të themi shtetet e tij më të fuqishme, para të gjithëve Gjermania, arrijnë fitimet e planifikuara mbi bazën e pozitës dominuese të arritur në sektorin e gjelbër të revolucionit të katërt industrial, çmimi që do të paguajnë qytetarët e Bashkimit Europian nuk do të ketë rëndësi. Nësë ky sukses nuk arrihet dhe industria europiane hyn në depresion ekonomik dhe shoqëror, mundësinë e të cilit e paralajmërojnë ekonomistë seriozë, prapë se prapë çmimin do ta paguajnë qytetarët.

U desh të kalonin dy dekada që i ashtuqujturi transformim demokratik i Lindjes së Afërt që realizoi ShBA dhe aleatët e saj europianë, të dalë se ishte një ide e çmendur osë sëpaku mashtrim i vetëdijshëm që kishte si qëllim  arritjen  e synimeve të tjera, dhe se kritiket e luftës nuk ishin teoricienë komplotesh, por realistë predikimet e të cilëve për zhvillimin e ngjarjeve sot janë bërë realitet, gjë që shihet që nga Tunizia e deri në Afganistan. Në rast të zhgënjimit nga revolucioni i gjelbër thjesht nuk do të ketë kohë për zbulimin  e tij, por ama pasojat do të jenë katastrofike për tërë kontinentin europian.

[i] https://www.geopolitika.news/analize/m-stefanov-eu-zeleni-plan-opasna-hazarderska-igra/