PSD, liberalët dhe të Gjelbërit arritën marrëveshjen përgatitore për formimin e qeverisë së re gjermane.

Partia socialdemokrate gjermane (PSD), partia e të Gjelbërve dhe Partia Liberal-demokrate (FDP), pas përfundimit të bisedimeve përgatitore do të fillojnë bisedimet për formimin e qeverisë gjermane të koalicionit, informohet sot (15 tetor) në Berlin.

“Ne jemi të bindur në atë se mund të formojmë një marrëveshje të qëndrueshme dhe ambicioze koalicioni”, shkruhet në informimin që u dha për përfundimit të bisedimeve përgatitore të premten paradite.

Në ditët në vijim presidencat e të tri partive duhet të miratojnë propozimin për fillimin e bisedimeve për koalicionin.

“Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë qartësisht të këndshme dhe konstruktive”, tha pas bisedimeve përgatitore kandidati socialdemokrat për klancelar dhe kancelari i ardhshëm  në rast të përmbylljes së suksesshme të bisedimeve për koalicion, Olaf Sholc. Aio nënvizoi se para koalicionit qëndron një nga detyrat më të mëdha që është nxitja e burimeve të rinovueshme të energjisë.

“Bëhet fjalë për modernizimin industrial më të gjërë në Gjermani këto100 vitet e fundit”, tha Sholci i cili në qeverinë aktuale të Anxhela Merkelit kryen detyrën e nënkancelarit dhe atë të ministrit të financave.

Kreytari i FDP, Kristian Lindner tha se i ashtuquajturi koalicioni semafor, i emërtuar kësisoj për shkak të ngjyrave të partive: e kuqe (socialdemokratët), e verdhë (liberalët) dhe e gjelbër, garanton modernizimin me themel të shoqërisë gjermane.

“Prej një kohe të gjatë Gjermania nuk ka patur shanse të tilla për modernizimin e shoqërisë”, tha Lindneri.

Bashkëkryetarja e të Gjelbërve Annalena Bearbok nënvizoi nevojën për modernizimin e Gjermanisë.

“Për këtë na nevojitet konsensus i fortë dhe jo vetëm disa pika takimi”, tha Bearboku.

Sikurse njoftojnë mediat gjermane, partitë gjatë bisedimeve përgatitore arritën të merren vesh për disa tema të diskutueshme.

Kështu, vlera minimale e orës së punës duhet të ngrihet në shifrën 12 euro, gjë për të cilën propozonin PDS dhe të Gjelbërit dhe e kundërshtonin mFDP.

Të Gjelbërit hoqën dorë nga kërkesa për vendosjen e shpejtësisë maksimale të përgjithshme në masën 130 km/orë, ndërsa PDS dhe të Gjelbërit, në mënyrë që të kënaqnin FDP-në, hoqën dorë nga rritja e taksave për shumë grupe pagash.

Dialoguesit lajmëruan se bisedimet konkrete për formimin e marrëveshjes së koalicionit do të fillojnë “sa më shpejt të jetë e mundur”, ndoshta që javën e ardhshme.

Pas zgjedhjeve parlamentare të datës 26 shtator në të cilat PDS fitoi me një  rezultat të ngushtë para Unionit Kristian demokrat CDU/CSU, filloi të merrej në konsideratë koalicioni i gjërë i PDS, të Gjelbërve dhe Liberalëve si dhe nga ana tjetër i Unionit, të gjelbërve dhe liberalëve. Nga obsioni i dytë u hoq dorë shpejt.

/argumentum.al