Refleksion për Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve…

Genc Mlloja

Më 1 tetor ishte Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve që festohet çdo vit në tërë botën.

Ka një histori shpallja e kësaj datë respekti. Më 14 Dhjetor 1990, Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku Shqipëria është anëtare, votoi për të vendosur 1 tetorin si Ditën Ndërkombëtare të Personave të Moshuar. Për herë të parë u përkujtua më 1 tetor 1991.

Kjo date nder të tjera vlereson kontributin e të moshuareve në shoqëri në të gjitha fushat e veneracion për privacionet e shumta.

Në mesazhin e tij me kete rast, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres vinte në dukje se personat e moshuar janë shumë më tepër se një grup i prekshëm: "Ata janë një burim i njohurive, përvojës dhe kontributeve të pasura në përparimin tonë kolektiv".

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së tha me tej se ndërsa çdo individ përballet me sfidën e përdorimit në rritje të teknologjise dixhitale ndoshta asnjë popullsi nuk mund të përfitojë më shumë nga kjo mbështetje sesa personat e moshuar.

Pandemia e tanishme Covid-19 ka prekur të gjithë, por kryesisht të moshuarit. Me rastin e kësaj Dite Ndërkombëtare për Personat e Moshuar, e gjithë bota diskuton ndikimet e Covid-19 tek të moshuarit dhe sesi ata mund të mbahen të sigurt gjatë pandemisë.

Të moshuarit, sipas OKB-së, janë lënë më të izoluar gjatë pandemisë dhe janë më të rrezikuar nga mungesa e komunikimit, dhe Sekretari i Pergjithshëm bën thirrje për një politike e veprime gjithëpërfshirese në mbrojtje të të drejtave të njeriut të kësaj shtrese.

Si person që i përkas këtij grup moshe: Gëzuar 'Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve'!

Udhëheqesia e Tiranës vec detyrimit që ka për cdo shtrese të popullsisë përfshi të moshuarit që quhen 'pensionistë' edhe për formalitet mund të kishte shkruar dy rradhe. Aq më shumë media që po na tregon tash se ku po e kalojnë VIP-at fundjaven…

Shqipëria do të jetë anëtare e  Këshillit të Sigurimit të OKB-së prej 15 anëtaresh për 2 vjet më 1 janar 2022. Si prezantim i parë i saj në te i ka hije si tëre anëtaret e kësaj organizate mbarëbotërore të sillet edhe nga ana protokollare në përputhje me agjenden në mbrojtje të të drejtave të njeriut, përfshi edhe të moshuarit.

KM Edi Rama nuk harron asgjë e shquhet sa i qan zemra për atë 'ditën më të lumtur' të jetës së tij, siç tha para disa ditësh, lidhur me rritjen dinjitoze të pensioneve në Shqipëri.

Ndoshta kremtimi edhe me pak fjalë i Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve e përkujtuar në tërë botën edhe pa rritje pensionesh mund të ishte përkujtur apo çfarë më thënë për protokol se të tjerat flasin vetë. / Argumentum.al