Rritja e rasteve me Covid, Italia mbyll kufijtë me Shqipërinë

Italia ka mbyllur kufijtë me Shqipërinë si pasojë e rritjes së rasteve me Covid-19. Ky vendim hyn në fuqi ditën e nesërme, 26 tetor dhe është i vlefshëm deri në 15 dhjetor.

Mësohet se hyrja nga vendi ynë drejt Italisë dhe e personave që kanë udhëtuar gjatë 14 ditëve të fundit në Shqipëri do të bëhet vetëm për motive  pune, shëndeti, studimi,  urgjencë absolute apo rikthim në banesën e rezidencës.

Lajmi konfirmohet për RTV Ora e Ora News nga ministria italiane e Shëndetësisë.

Dekreti i ri i publikuar në fletoren zyrtare nënkupton se automatikisht Shqipëria nga lista D e vendeve që nënkupton lejimin e qytetarëve të kalojnë duke prezantuar tampon, me vendimin e ri hyn në listën e vendeve E që nënkupton se hyrja në territorin italian do të bëhet vetëm për motive të caktuara.