Shqipëria përballë “krizës energjetike”/ Eksperti i ekonomisë: Ne e prodhojmë energjinë vetë, përse rritet çmimi?

Fokus

Në vetëm një javë, përkatësisht nga data 3 deri më 9 tetor Kryeministri Rama hapi dhe mbylli ciklin e “krizës energjetike”.

Fundjavën e kaluar, Rama paralajmëroi fillimisht për një krizë enrgjetike, duke vijuar me shpalljen e emergjencës energjitike, dhe duke e mbyllur javen me planin e qeverisë për kapërcimin e “pandemisë” së re siç e quan kryeministri Rama.

Në një deklaratë të transmetuar në median kryesore dhe në Facebook, të cilin Rama e prezantoi si “Mesazh drejtuar të gjithë shqiptarëve,” Rama shpalli se kriza e re energjetike do të jetë po aq e fortë sa tërmeti, sa pandemia.

“Kjo krizë e re na vendos me detyrim-përcaktim para një sprove të re, po aq të fortë sa tërmeti, dhe sa pandemia në aspektin ekonomik e social,” deklaroi Rama.

Bota po përballet aktualisht me pamjaftueshmëri burimesh energjetike të nevojshme për prodhimin e energjisë elektrike. Në Kinë dhe në Indi, mungesa e qymyrit ka sjellë mangësi në prodhimin e energjisë elektrike dhe me ndërprerje të furnizimit të rregullt. Në Francë, qeveria ngriu çmimet e gazit me qëllim që të mos rëndojë më tutje konsumatorët ndërsa në të gjithë Evropën, çmimet e gazit dhe të energjisë elektrike janë rritur me ritme marramendëse, tha Rama.

Kryeministri Rama duket se është i përgatitur të përballet me nje krize të tillë, sepse vetëm një ditë pasi shpalli emergjencën energjitike, qeveria shqiptare publikoi edhe planin për të mbrojtur familjet dhe bizneset e vogla nga kriza energjitike, e cila, sipas kryeministrit Rama, do të sjellë çmime të larta dhe situata të jashtëzakonshme.

Kryeministri Rama u shpreh se plani me 3 pika synon të mbrojë familjet dhe biznesin e vogël dhe nuk bazohet tek ngritja e çmimit të energjisë.

Ai tha se në tregjet ndërkombëtare ka një rritje marramendëse të çmimit të energjisë elektrike, ndaj qeverisë i duhet të ndërhyjë me masa financiare dhe administrative, ndërkohë që e ka të pamundur të furnizojë konsumatorët nga prodhimi vendas dhe i duhet të importojë energji.

“Plani ynë i kundërveprimit ka tre pika: 1. Garantimi i furnizimit të pandërprerë me energji elektrike për të gjithë. 2. Mbrojtja e familjeve dhe biznesin e vogël nga rritja e çmimit të energjisë elektrike. 3. Garantimi i fondit të nevojshëm likuid për ndërveprimin me tregun e energjisë elektrike, përfshi këtu garanci sovrane të shtetit dhe fonde 100 milionë euro për OSHEE-në në fund të këtij viti dhe 100 milionë në fillim të vitit tjetër” - tha zoti Rama.

Kryeministri Rama nuk dha detaje të hollësishme mbi planin e antikrizë, por shpjegoi më shumë parimet mbi të cilat ishte ngritur ai.

“Plani ynë i kundërveprimit nuk parashikon rritjen e çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë dhe për biznesin e vogël, as parashikon ndonjë operacion kufizimesh të furnizimit me energji elektrike. Stuhia e kësaj krize parashikohet nga ekspertët ndërkombëtarë dhe disa qeveri mike të shtrihet deri në fillim të verës së ardhshme” - u shpreh  Rama.

Megjithatë më shumë se sa krizë energjetikë, ekspertet e shohin si keqmenaxhim i resurseve natyrore  në vend

Eksperti i ekonomisë Dr. Enriko Ceko në një prononcim ekskluzivisht për argumentum.al  thotë se Shqipëria ka burime të mjaftueshme gazi për të furnizuar të gjithë terrtorin me gazsjellës si për konsumatorët individuale e familjare, ashtu dhe për bizneset por që nuk shfrytëzohen,  gjithashtu edhe energjia elektrike nuk menaxhohet mirë.

Energjia është burim me anë e të cilit vëmë në perdorim faktorët e prodhimit. Sa më cilësore të jete energjia, aq me shume efekyivitet dhe eficience kemi në përdorimin e faktorëve të prodhimit. Në lidhje me gazin, Shqipëria ka burime të mjaftueshme gazi për të furnizuar të gjithë territorin me gazsjellës  si për konsumatorët individuale e familjare, ashtu dhe për bizneset.

Burimet e gazit nuk shfrytëzohen.

Energjia elektrike vjen nga burime ujore që nuk manaxhohen mirë. Investuam për të ndërtuar 3 inceneratore 450 mln euro dhe mbetjet i djegim në landfille dhe inceneratorët nuk funksionojnë.

Manaxhimi i energjisë duke aplikuar standardin ISO 50001 mungon. Ka vetëm disa subjekte që numërohen me gishtat e dorës që aplikojnë këtë standard. Skavica është një luks për Shqipërinë. Me rreth 29.000 km2, të shkatërrosh tokën bujqësore është krim ekonomik. Për Shqipërinë e madhe është domosdoshmëri, Sot ka teknologji që kushtojnë rreth 30- 40 mln Euro që, gjatë natës, ujin e përdorur në Fierzë, Koman dhe Vau të Dejes  e kthen sipër me një çmim shumë më të ulët, se sa çmimi i energjisë që është fituar nga prodhimi dhe shitja e energjisë elektrike nga përdorimi i ujit gjatë ditës.

Këtë ofertë për kthimin e ujit nga Vau Dejes në Fierzë, qeveria shqiptare e ka në tavolinë që në vitin 2003.

Në e prodhojmë energjinë vetë, përse rritet çmimi? Nëse blihet, qeveria premtoi para disa javësh në Parlament "mirëqenie për të gjithë", atëherë të përdorë të gjitha burimet dhe mjetet, që të përballojë mosrritjen e çmimeve të qytetarëve dhe bizneset", përfundon z.Ceko.

Gjithashtu edhe  Partia Demokratike deklaroi se ajo që qeveria e quan krizë energjitke, sipas saj është krizë korrupsioni dhe keqmenaxhimi.

Drejtuesit e partisë më të madhe opozitare pohuan se përmes tenderave korruptivë energjia blihet 3-4 herë më shtrenjtë nga jashtë, pasi energjia e hidrocebtraleve vendase shitet gjatë verës me çmim të ulët.

Kujtojmë se deri tani është zhvilluar protesta e parë kundër rritjes së çmimeve e organizuar nga disa të rinj në rrjetet sociale. Po ashtu, nesër në orën 17:00 është paralajmëruar një tjetër protestë para kryeministrisë.

/Argumentum.al