Supërmbrojtje nga 'Garda e Republikës' për kastën politike në Shqipëri… !!!

Focus

Genc Mlloja

Qeveria e Shqipërisë ka vendosur të zgjerojë listën e personalitetëve dhe objekteve, që do të ruhen dhe mbrohen nga Garda e Republikës.

Sipas këtij vendimi, që mban firmën e zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj, nga Garda nuk do të ruhen vetëm kryeministri dhe presidenti, por edhe kryetari i Partisë Demokratike në opozitë, që aktualisht është Lulzim Basha, si dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, që është Erion Veliaj.

E lista është e gjatë, e stërgjatë e të 'mbrojtureve'. Të pafund nomeklaturat e  drejtueseve të cilëve do tu vinte zor të ishin në këtë listë në kohë normale!

Kushdo pyet: Çfarë po ndodh, përse kjo frikë e VIP-ave? Duke i hedhur një sy listës se të 'mbrojturve' duket ka një frikë e panik të paparë më parë edhe në kohët më të errëta të vendit.

Çfarë ka bërë e gjithë kjo kastë që tu trembet kaq befas në këto përmasa bashkëqytetarëve të saj, veçanërisht në Tiranë se këtu jetojnë e punojnë pjesa dërmuese e tyre.

'Njësh me popullin' ka qenë deri dje parrulla e tyre në të mirë e në të keqe…

Po përse u ngrit ky 'mur sigurimi' sa hap e mbyll sytë në fshehtësinë më të plotë?

Në horizont nuk ndihet ndonjë erë trazuese nga forca më e madhe e opozitës Partia Demokratike e Lulzim Bashës ndaj 'paqes sociale' të deklaruar mrekullia shqiptare me demokraci të realizuar sipas standarteve të BE-se dhe sipas KM Rama me kushte të plotësuara për të te çuar më tej procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Jo vetëm nuk ndihet ndonjë trazim nga kreu opozitar por ai, pra Basha, merret në mbrojtje kur si kryeopozitar nuk ka nga kush të frikësohet se ai presupozohet se është i supërmbrojtur nga 'bashkëvuajtësit.

A thua kaq shpejt, ndoshta, i morën për të vërteta e reale çfarë po deklaron ish- kreu veteran i PD Sali Berisha për revolten e popullit ndaj gjendjes katastrofike ekonomike e sociale në vend?

A më të vërtetë Basha ka kërkuar mbrojtje gardiste i frikësuar nga paralajmërimet se Asamblea e PD-së do të mbahet siç po kërkohet në takimet Foltore të Berishës me bazën e partisë opozitare që kërkon ringritje pa kryetarin e kapur peng…

Aq më pak të 'mbrojturit' e rinj në listën e të 'paprekeshmeve' nuk do të kishte pse ti tremben krimit që ka plas sheshit në tërë vendin sepse, siç thonë liderët në pushtet, është 'larje hesapesh' e 'kokën hëngshin'.

Por ndoshta nuk është kështu. Korrupsioni i paparë në historinë shqiptare dhe krimi si rezulat i tij siç po stërprovohet e mbi të gjitha kultivimi e trafiku i drogës e mafia e ndërtimit janë të lidhur rrezikshëm me hallkat më të larta të pushtetit e ish- pushtetëve të mëparshëm.

Kapobandat nuk të falin po u shkele në kallo.

Lista e re e pafund e të 'mbrojturëve' përfshi edhe disa diplomatë (!!!) nga Garda Kombëtare nuk u trembet qytetarëve të thjeshtë, pensionistëve, shoqërisë civile, shtresave në nevojë; asgjë e keqe nuk u ka ardhur kurrë liderëve të çdo ngjyrë prej tyre sepse shumica i kanë sjellur në pushtet me rradhë me votat e 'bindura'.

Megjithatë kjo 'shtetëmbrojtje' e krerëve politike e ndërmarrë nga pushteti aktual nuk kalon pa habi deri në zemërim në ne mes tyre.  Se të thjeshtë janë si qytetarë por e kuptojnë koston financiareve te ketij 'muri sigurimi' dhe ka që mendojnë - ah, sikur të shkonin për nevojtarët në këto kohë dramatike kovidiane të tilla shpenzime marramendëse si për kohë lufte!

E duket qartë se një hall i madh e ka çuar pushtetin në këtë blindim që të kujton kohërat e frikës së bllokut nga populli.

Koha do ta tregoje si gjithmonë!

Argumentum.al