“The Sun”: Refugjatët e paligjshëm në Angli do çohen në kamp në Shqipëri! Qeveria e përgënjeshtron.

Media britanike 'The Sun' shkruan se një plan i ri mes qeverisë Britanike dhe asaj Shqiptare për strehimin emigrantëve ilegal që kapen në Britaninë e Madhe pritet të marrë jetë. Sipas 'The Sun' parashikohet që emigrantët që kalojnë kanalin nga Franca për në Mbretërinë e Bashkuar do të ndalohen dhe do të sillen në Shqipëri në një kamp, deri në përpunimin e kërkesave të tyre për azil.

The Sun” thote se emigrantët e paligjshëm do të fluturojnë 1.500 kilometra nga Anglia, në një qendër që do ngrihet në Tiranë, ndërsa kërkesat e tyre janë duke u përpunuar nga autoritetet britanike.

Zyrtarët në Londër dhe ata në Tiranë, shkruan ‘The Sun‘ janë afër arritjes së një marrëveshjeje për qendrën e përpunimit të emigrantëve ilegalë.

Shefi i shtabit të kryeministrit Boris Johnson, Dan Rosenfield është një nga njerëzit kryesor që po merret me këtë çështje dhe diplomatët e Ministrisë së Jashtme po ndihmojnë.

Një burim i brendshëm tha: ‘Sekretarja e Brendshme e ka bërë të qartë se ajo dëshiron që kjo qendër të ngrihet. Negociatat janë në një fazë teknike. Tani kemi detajet siç janë vendndodhja dhe numrat e saktë që do të dërgohen në Shqipëri’.

Biseda kryesore për këtë çështje është bërë gjatë vizitës së ministres së brendshme britanike, Priti Patel.

Ky lajm është përgënjeshtruar nga Kryeministria dhe Ministria e Puneve te Jashtme. 'Shqipëria nuk bën detyrat e vendeve të pasura, por vetëm të kujdeset për shqiptarët', tha Drejtori i Komunikimit Endri Fuga,  duke shtuar se ky nuk është një lajm i vërtetë dhe se Shqipëria nuk do të pres emigrantë ilegalë për llogari të vendeve të treta dhe se hapja e dyerve për 4 mijë afganë është bërë karshi traditës së shqiptarëve.

"Lajmi se Shqipëria do ngrejë një qendër azilantësh për llogari të palëve të treta është absolutisht i pavërtetë. Shqipëria hapi dyert për 4 mijë afganë e jemi krenarë për këtë. Ne bëjmë detyrat tona karshi traditës e fëmijëve tanë, jo detyrat e atyre që janë më të mëdhenj e më të pasur se ne", shkruan Fuga

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka përgënjeshtroi lajmin se në Shqipëri do të grihet një qendër për strehimin azilantëve nga vendet e treta.

Ajo e ka quajtur lajmin nga mediat angleze një sajesë të turpshme dhe të rremë, duke shtuar se bisedime të tilla nuk janë bërë dhe as nuk do të bëhen. Xhaçka u shpreh se vendi ynë është krenar për strehimin e 4000 refugjatëve por nuk do te kthehemi kurrë në një qendër ku vende ku e ku më të mëdha e më te pasura se ne të depërtojnë azilantët e tyre.“Kam instruktuar përfaqësinë tonë diplomatike në Angli të kërkojë përgënjeshtrimin e menjëhershëm të këtij lajmi të rremë.”, shkruan ajo në rrjetin e saj social Twitter.

/Argumentum.al