Viktor Orban fajëson ‘politikat e klimës’ të Brukselit për krizën energjitike

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban, ka thënë sot se BE duhet të heqë dorë nga politikat kundër ndryshimeve klimatike, pasi ato janë arsyeja e rritjes rekord të çmimeve të energjisë në kontinent.

Orban insiston në një intervistë në radio se rritja e faturave të energjisë në Evropë vjen nga “vendimet e këqija” të burokratëve të Brukselit të cilët kërkojnë të mbrojnë ekologjinë me rritjen e çmimeve të energjisë së qymyrit e gazit.

“Këto vendime duhet të tërhiqen … këto janë çmime gazi që do të korrespondonin me vitin 2035. Brukseli sot nuk është zgjidhja por problemi”, tha mes te tjerash ai.

Kryeministri shtoi se situata në tregun e energjisë do të jetë e para në axhendën e samitit të ardhshëm të samitit të BE ku Budapesti, Varshava e Praga do të paraqesin një front të bashkuar dhe do të ofrojnë zgjidhjen e krizës.

Orban dënoi sërish kreun e politikave të klimës së BE, Frans Timmermans, i cili shtyn për reduktimin e emetimeve të gazeve me efekt serë, në një masë prej 55% deri në 2030.

“Është një komisioner i quajtur Timmermans, i cili është rreziku më i madh për ne,” tha Orban.

Lideri hungarez sulmoi sërish të enjten Timmermans gjatë vizitës në Sloveni duke thënë se “llogaritë e tij janë të pasakta dhe se rezidentët e BE po paguajnë kosto shtesë, ndërsa politikat e klimës së BE, Orban i quajti “të çmendura.”

Ekspertët thonë se rritja e çmimeve shtyhet nga rritja e lejeve çmimit të lejeve në “tregun e krediteve të karbonit” të bllokut.

Megjithse Rusia ka thënë se do të shtojë furnizimet e gazit në bllok, situata është e paqartë.