Baku, marshim në përvjetorin e parë të fitores së Azerbajxhanit në Karabak

Në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, është mbajtur marshim me rastin e përvjetorit të parë të fitores së vendit në Karabak.

Marshi filloi në sheshin Azneft në Baku, ku morën pjesë nxënës të shkollave të mesme ushtarake, njësitë e kalorësisë së Komandës së Shërbimeve Kufitare, veteranë të Luftës së Karabakut dhe qytetarë.

Nxënësit mbajtën një flamur të Azerbajxhanit të gjatë 440 metra, duke iu referuar luftës 44-ditore.

Qytetarët brohoritën slogane "Karabaku është Azerbajxhan" me flamujt e Azerbajxhanit dhe Turqisë.

Në marsh morën pjesë mijëra persona, i cili përfundoi në "Muzeun e Trofeve" në Baku, ku ekspozohen një pjesë e armëve dhe mjeteve të blinduara të konfiskuara nga ushtria armene.

Ushtria azerbajxhanase para një viti çliroi qytetin simbolik të Karabakut, Shusha, nga pushtimi.

Kundërsulmi që filloi më 27 shtator 2020 zgjati 44 ditë dhe gjatë kësaj periudhe mbi 300 vendbanime u çliruan nga pushtimi. Me hyrjen e ushtrisë azerbajxhanase në Shusha, ushtria armene u shpartallua. Armenia më 10 nëntor 2020 nënshkroi deklaratën që pranon humbjen dhe premton tërheqjen e ushtrisë nga qytetet Agdam, Kalbajar dhe Laçin.

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, duke marrë në konsideratë se 10 nëntori është ditë për përkujtimin e Mustafa Kemal Ataturkut, shpalli 8 nëntorin si "Dita e Fitores".