Çmimet e gazit në Evropë rriten me 11% pasi rregullatori gjerman pezulloi certifikimin e Nord Stream 2 AG

Rregullatori gjerman i energjisë Bundesnetzagentur pezulloi të martën certifikimin e Nord Stream 2 AG si një operator i pavarur i gazsjellësit Nord Stream 2.

Bundesnetzagentur ka pezulluar sot procedurën për të certifikuar Nord Stream 2 AG si një operator i pavarur transmetimi. Pas një ekzaminimi të plotë të dokumentacionit, Bundesnetzagentur arriti në përfundimin se do të ishte e mundur të certifikohej një operator i gazsjellësit Nord Stream 2 vetëm nëse ai operator do të organizohej në një formë ligjore sipas ligjit gjerman, "tha rregullatori.

Rregullatori shtoi se procesi i certifikimit do të rifillojë kur kompania mëmë do të transferojë kapitalin dhe personelin në një filial gjerman.

"Procedura e certifikimit do të mbetet e pezulluar derisa asetet kryesore dhe burimet njerëzore të jenë transferuar te filiali dhe Bundesnetzagentur të jetë në gjendje të kontrollojë nëse dokumentacioni i ridorëzuar nga filiali, si aplikanti i ri, është i plotë. Kur këto kërkesa të jenë përmbushur, Bundesnetzagentur do të jetë në gjendje të rifillojë shqyrtimin e saj në pjesën e mbetur të periudhës katërmujore të përcaktuar në ligj, të nxjerrë një projektvendim dhe t'ia dorëzojë Komisionit Evropian për një opinion, siç parashikohet në legjislacionin e BE-së për tregun e brendshëm, “shtoi rregullatori.

Bundesnetzagentur tha gjithashtu se Ministria gjermane e Energjisë dhe Komisioni Evropian "ishin informuar paraprakisht" për pezullimin.
Ndërkohë, çmimet e të ardhmes së gazit në Evropë u rritën me 11% të martën pasi rregullatori gjerman i energjisë pezulloi procesin e certifikimit të Nord Stream 2 AG.

Tregtimi i kontratave të së ardhmes së gazit në dhjetor në indeksin holandez TTF, qendra kryesore evropiane e tregtimit të energjisë, arriti në 1,042,6 dollarë për 1,000 metra kub gaz në orën 09:45 GMT./sputniknews