Debati në Kuvend mes Ramës dhe Bashës, Yuri Kim dënon gjuhën degraduese ndaj grave! Jini të ndërgjegjshëm për shembullin që jepni

Ambasadorja amerikane Yuri Kim dënon  gjuhën e dhunshme, degraduese ndaj grave, veçanërisht e transmetuar në televizion nga Parlamenti.

Ambasadorja i kërkon liderëve politik në vend që të jenë më të përgjegjshëm për shembullin që ata japin. Po ashtu ajo ka paralajmëruar edhe një aktivitet kundër dhunës gjinore që pritet të nisë më 25 nëntor dhe do të zgjasë 16 ditë

"Duket e nevojshme të themi sot atë që kemi planifikuar për 25 nëntor (duke filluar 16 ditët vjetore të aktivizmit kundër dhunës gjinore): Gjuha e dhunshme, degraduese ndaj grave – veçanërisht e transmetuar në televizion nga Parlamenti – është e papranueshme. Udhëheqësit duhet të jenë të ndërgjegjshëm për shembullin që ata japin”, shkruan Kim në Twitter.