EUFOR: Vazhdojmë me mbështetjen dhe mirëmbajtjen e mjedisit të sigurt në BeH

Forcat e Bashkimit Evropian në Bosnjë e Hercegovinë (EUFOR) edhe më tej do të mbështesin autoritetet lokale në mirëmbajtjen e mjedisit të sigurtë dhe stabil, në bashkëpunim me agjencitë për zbatimin e ligjeve dhe forcave të armatosura të BeH-së, tha sot komanda kryesore e EUFOR-it, duke konfirmuar se Këshilli i Sigurimit të OKB-së njëzëri miratoi vazhdimin e mandatit për një vit tjetër.

Siç thuhet në njoftimin e EUFOR-it, me ripërtëritjen e mandatit bashkësia ndërkombëtare dërgoi porosi të qartë mbështetjeje dhe besimi, duke pranuar rezultatet që operacioni "ALTHEA" realizoi gjatë 17 viteve të fundit, veçmas kontributin e EUFOR-it për mirëmbajtjen e paqes dhe stabilitetit në BeH.

“EUFOR është i gatshëm të vazhdojë me kryerjen e detyrave të saj dhe përmbyshjen e detyrave me qëllim të mbështetjes së sigurisë dhe rrethimit stabil në pajtim me mandatin dhe me përkushtim të njëqind për qind të BeH-së, qytetarëve të saj dhe përparimin e këtij vendi në rrugën e integrimit të BE-së”, theksohet në njoftimin e Komandës kryesore të EUFOR-it.

Më tej thuhet se kjo përfshin mbështetjen për Master Planin e BeH-së për municionet, armët dhe minat, çminimin dhe stërvitjen kolektive me Forcat e Armatosura të BeH-së, të cilat si forca të armatosura multietnike dhe të trajnuara ndihmojnë në rivendosjen e besimit të qytetarëve në një BeH të qëndrueshme dhe të sigurt.