Gjermania mbështet rimëkëmbjen e ekonomisë shqiptare nga efektet e pandemisë së Covid-19

Më 26 nëntor 2021, Drejtori i KfW-së për Evropën Juglindore dhe Turqinë Dr.Klaus Müller dhe Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit për Garantimin e Kredive Rurale (RCGF) nënshkruan marrëveshjen e financimit për një grant prej 6 milionë eurosh, të dhënë nga Qeveria Gjermane përmes Bankës Gjermane për Zhvillim KfW. Gjermania jep këtë grant në vijim të grantit prej 6.7 milionë eurosh, një fond i dhënë ky tashmë RCGF-së në 2020 për të lehtësuar efektet e pandemisë së COVID-19.

Me këto fonde Gjermania mbështet RCGF-në për të zgjeruar mbështetjen e saj për kompanitë shqiptare të cilat janë duke u rimëkëmbur nga efektet negative të pandemisë së COVID-19. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) u goditën rëndë nga masat e mara për ndalimin e përhapjes së virusit. Këto fonde shtesë do të ndihmojnë për të ruajtur vendet e punës dhe do të mundësojnë një rimëkëmbje të shpejtë ekonomike. Me fondet shtesë të dhëna në 2021, RCGF-ja do të zgjerojë dhënien e garancive dhe asistencës teknike si përgjigje ndaj COVID-19 përmes një dritareje të dedikuar, me fokus mbështetjen e ndërmarrjeve ‘start-up’, të cilat përcaktohen si NVM të regjistruara në më pak se 24 muaj. Kjo pasi ky grup has sfida të mëdha për të pasar qasje në financime.

Kjo dritare për ndërmarrjet ‘start-up’ do të përfshijë asistencë teknike për sipërmarrësit dhe institucionet partnere financiare për të mundësuarqasjen në financime për ‘start-up’. RCGF u themelua si një organizatë jofitimprurëse me një kontribut prej 5 milionë eurosh të dhënë nga Bashkimi Evropian, të zbatuara nga Banka Gjermane për Zhvillim KfW si dhe një kontribut të Qeverisë Shqiptare.

Në 2018, Qeveria Gjermane rriti kapacitetin garantues të RCGF me një grant prej 30 milionë eurosh. Që prej themelimit të saj, RCGF ka garantuar një numër total prej 8300 kredish në shumën e 48 milionë eurove. Këto kanë kontribuar në krijimin e 5500 vendeve të reja të punës dhe ruajtjen e më shumë se 8850 vendeve ekzistuese të punës. Misioni i RCGF është promovimi i qasjes në financime duke inkurajuar bankat dhe institutcionet financiare jobanka t’u japin shërbime financiare NVM-ve në zonat rurale dhe sidomos në sektorin e bujqësisë. Për momentin, RCGF ka partneritet me 6 banka dhe 6 institucione financiare jobanka.

Në Shqipëri, KfW zbaton bashkëpunimin financiar dhe siguron grante dhe kredi të buta për investime kyçe në infrastrukturë dhe shërbime konsulence që lidhen me projekte të ndryshme. Bashkëpunimi Gjermani-Shqipëri filloi në vitin 1988. Që nga ai vit Qeveria Gjermane ka angazhuar një shumë totale prej mbi një milliardë eurosh për Shqipërinë. Aktualisht, Gjermania mbështet Shqipërinë në fushat prioritare të ‘Përgjegjshmëri për planetin tonë - klima dhe energjia’ dhe të ‘trajnimit dhe rritjes ekonomike të qëndrueshme për punësim dinjitoz’.

Argumentum.al