Irani: Bisedime në Vjenë për heqjen e sanksioneve amerikane

Pika kryesore e bisedimeve bërthamore në Vjenë do të jetë heqja e sanksioneve amerikane që iu imponuan Iranit, deklaroi zëvendësministri i Jashtëm, Ali Bagheri.

Deklarata e Bagheri u bë nga Londra, gjatë takimit me ministrin britanik për Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme, James Cleverly përpara rinisjes së marrëveshjes të planifikuar në Vjenë, më 29 nëntor.

”Problemet për t’u diskutuar janë shkelja e marrëveshjes bërthamore të SHBA-së dhe imponimi i sanksione të reja kundër Iranit”, tha Bagheri duke iu referuar vendimit të ish-presidentit amerikan Donald Trump për të tërhequr SHBA-në nga marrëveshja bërthamore e vitit 2018 me Kinën, Rusinë, Francën, Britaninë e Madhe dhe Iranin.

Përpara vizitës në Britaninë e Madhe negociatori bërthamor i Teheranit, Bagheri kishte udhëtuar në Francë dhe Gjermani ku zhvilloi bisedime edhe me vende të tjera nënshkruese evropiane të marrëveshjes së vitit 2015.