Ish-kryeministri Berisha dorëzon 4200 firmat, kërkon mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në një konferencë për mediat për të folur për zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike.

Lideri historik i PD do të dorëzojë 4200 firma të delegatëve të Këshillit Kombëtar të PD në zyrën e kreut të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka.

“Kemi sjellë 4200 formularë të delegatëve të Kuvendit të PD nga 1800 që është detyrimi statutor për të thirrur këtë Kuvend. Po pse shkuan kaq shumë? Për të respektuar vullnetin e shumicës”, tha Berisha.

Këtu kemi një shumicë jo vetëm të PD por edhe të Shqipërisë. Këto 4200 formularë do t’i depozitoj në selinë e PD tek kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka.

Në formularët e PD për dramën e kësaj partie, i vetmi forum pas Kuvendit është Këshilli Kombëtar. Kryetari nuk ka mbledhur akoma kryesinë e PD se ka frikë, ka tmerr nga forumet nga anëtarësia, kurse Këshilli Kombëtar është këshilli më i lartë.

Me garancinë e plotë se do të ruhet privatësia e të dhënave personale pasi formularët kanë jo vetëm gjeneralitetet, por kanë edhe numrin e kartës së anëtarësisë dhe ID. Ditën e Kuvendit do të jenë në sallën e kuvendit, mund të pyesni me të drejtë kanë firmosur 4200, qindra të tjerë janë duke firmosur, rreth 1200 janë në emigracion”.