“Koha e Berishës ka mbaruar”! Basha: Askush nuk do ta përdorë më PD-në për interesa personalë

Para mbledhjes së kryesisë, kreu i PD Lulzim Basha ka dhënë një mesazh të prerë kundrejt ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në një prononcim për mediet, Basha është shprehur se koha e Berishës ka mbaruar dhe se nuk do të lejojë askënd që të përdorë PD-në dhe forumet e saj për interesat personale të ish-kryeministrit.

Koha e Sali Berishës ka mbaruar. Bashkë me të ka mbaruar edhe koha e mandateve të skaduara dhe përdorimit të PD-së dhe forumeve të saj për interesa personale.Asgjë dhe askush nuk do ta kthejë PD-në në një bunker për interesat personale të Sali Berishës”, tha Basha.

Halli më i madh i shqiptarëve sot është regjimi i Edi Ramës. Prej javësh, me zdërhalljet e tij Sali Berisha është kthyer në një tub oksigjeni për regjimin e Edi Ramës. Unë jam i vendosur t’ja këpus këtë edhe këtë tub oksigjeni për regjimin Edi Ramës”, përfundoi Basha deklaratën e  tij.