Kryediplomati i Uashingtonit në Tiranë këshillon PS-në dhe PD-në që të lërë më mosmarrëveshjet,

Ambasadorja amerikane Yuri Kim zhvilloi sot një takim me krerët e grupeve parlamentare të PS e PD, Taulant Ballën dhe Alfred Rushajn. Takimin e ka bërë të ditur vetë ambasadorja Yuri Kim, ndërsa ka postuar edhe foto nga takimi me Ballën dhe Rushajn.

“Faleminderit kryetarëve të grupeve parlamentare, Taulant Balla dhe Alfred Rushaj, për takimin e sotëm për të ndarë pikëpamjet mbi prioritetet e tyre përkatëse legjislative.

Është e rëndësishme që palët të trajtojnë njëra-tjetrën me respekt të ndërsjellë, të diskutojnë dallimet me ndershmëri, të ngrihen mbi përkatësitë partiake kur është e mundur.” shkruan ambasadorja amerikane në Twitter.