Kryeministri Rama në Skoci, në konferencën e OKB-së mbi ndryshimet klimatike

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë sot në konferencën e OKB-së mbi ndryshimet klimatike COP26.

Konferenca po zhvillon punimet në Glasgow, Skoci e organizuar nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson.

Në Skoci ka nisur punimet samiti i Kombeve të Bashkuara për klimën, në të cilin gjatë dy javëve, përfaqësuesit e rreth 200 vendeve dhe organizatave, do të diskutojnë për masat që duhet ndërmarrë për të përballuar ndikimin e ndryshimeve klimatike.

Diskutimet do të fokusohen në çështjet e pazgjidhura që burojnë nga Marrëveshja e Parisit për klimën e vitit 2015. Synimi është që temperaturat globale të mos rriten më shumë se 1.5 gradë Celsius krahasuar me periudhën paraindustriale.