Marrëveshja e Prespës/ Dendias: Qeveritë vijnë dhe shkojnë, por detyrimet mbeten,

Shpresojmë në vazhdimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me të cilëndo Qeveri dhe të dalë nga proceset e brendshme në Maqedoninë e Veriut, thotë ministri i Punëve të jashtme të Greqisë, Nikos Dendias në një intervistë për gazetën “Vradini”, ndërsa për Marrëveshjen e Prespës thekson se qeveritë vijnë dhe shkojnë, por detyrimet mbeten, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

“Në shoqëritë demokratike, qeveritë vijnë dhe shkojnë, por shtete dhe detyrimet që i ndërmarrin mbeten. Demokracia e Re nuk votoi për Marrëveshjen e Prespës dhe kishte ankesa të ashpra për pika konkrete, për të cilat pasoja, në mënyrë më institucionale paralajmëroi në Parlamentin grek. Por, nuk fshehu, si pas votimit të Marrëveshjes, ashtu edhe nga momenti i parë kur e ka marrë funksionin, se do ta zbatojë”, theksoi Dendias.

Shefi i diplomacisë greke sqaron se në të gjitha takimet dhe në të gjitha bisedimet me funksionarë nga Maqedonia e Veriut, bashkëbiseduesit kanë ngritur dy çështje kryesore: perspektiva evropiane dhe si Greqia mund të ndihmojë në këtë drejtim, si dhe përforcim i lidhjeve bilaterale në të gjitha fushat, ekonomi, investime, energji, transport dhe mbrojtje.

“Nga ana ime e kam përsëritur nevojën për zbatim të plotë, konsekuent dhe me vullnet të mirë të Marrëveshjes së Prespës. Por, theksova edhe një gjë. Vendi ynë mundet, me parakushte në të ardhmen të bëhet miku i mirë të Maqedonisë së Veriut. Stabiliteti dhe prosperiteti i këtij vendi dhe është në interesin tonë. Në të kundërt, Greqia nuk ka kurrfarë pretendime nga fqinji verior. Kuptohet, nuk kemi kurrfarë shkaqe të flasim për çështje të brendshme të Maqedonisë së Veriut. Shpresojmë në vazhdimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me cilëndo Qeveri dhe të dalë nga proceset e brendshme”, thotë Dendias.

Në intervistë, ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë theksoi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian, ndërsa “perspektiva evropiane dhe vetë procesi i anëtarësimit është ajo që do t’u sigurojë vendeve dhe popujve të rajonit stabilitet, zhvillim ekonomik, prosperitet dhe reforma demokratike”.

E përsëriti edhe një herë se në rajon, përveç forcave evropiane, janë edhe forca të tjera aktive “që synojnë të distancojnë Ballkanin Perëndimor nga Evropa, duke i ofruar atyre gjoja ndihmë zhvillimore, bashkëpunim ushtarak, madje edhe bashkëpunim në arsim”.

“U bëjmë thirrje atyre, jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe në të gjithë Ballkanin Perëndimor që të qëndrojnë të përkushtuar ndaj kursit të tyre evropian dhe t’i kthejnë shpinën forcave të izolimit dhe destabilizimit. Gjithashtu i bëjmë thirrje BE-së që të ruajë dinamikën e procesit të zgjerimit, për të mos lejuar që vendet e rajonit të kthehen në “të kaluarën e tyre ballkanike”, tha Dendias në intervistëb për “Vradini”-n.