Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka pret në takim ambasadorin rus: "Dimensionet kulturore, arsimore dhe njerëzore na bashkojnë"

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Federates Ruse në Tiranë, Z.Mikhail Afanasiev. Ky takim vjen në kuadër të axhendës së KS të OKB-së.

"Takim pozitiv me ambasadorin rus Mikhail Afanasiev. Dimensionet kulturore, arsimore dhe njerëzore na bashkojnë. Plotësisht i vetëdijshëm për çështjet që na ndajnë, por është e rëndësishme të gjejmë hapësirë për dialog në avancimin e axhendës së KS të OKB-së, në dobi të paqes, sigurisë dhe të drejtave të njeriut", shkruan Xhaçka në twitter

Kujtojmë se në Qershor të këtij viti, Shqipëria është zgjedhur për herë të parë anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për periudhën kohore 2022-2023.

/ Argumentum.al