Opozita pa numra për mocionin e mosbesimit, "zhduket" një deputet

Partitë opozitare u përpoqën disa herë të enjten për të mbajtur një votë mosbesimi ndaj qeverisë së Zoran Zaev - por ka rezultuar e pasukseshme deri tani.

Një përpjekje për të rrëzuar qeverinë e Zoran Zaev në Maqedoninë e Veriut duket se ka ngecur pasditen e së enjtes, pasi opozita dështoi nga një deputet për të mbledhur një kuorum për votim. Deputetët e partive në pushtet kanë munguar të gjithë në sallë.

Në një atmosferë gozhdë, opozita mblodhi vetëm 60 ligjvënës për votimin e pritshëm, një më pak se minimumi prej 61 deputetësh në parlamentin prej 120 vendesh që nevojiten për të votuar.

Deputeti i Lëvizjes Besa, mesa duket i ka "prerë në besë" partinë dhe kolegët e tij duke mos marrë pjesë  në seancën e sotshme e thirrur për msobesim ndaj qeverisë Zaev.

Ai nëpërmjet një mesazhi në Facebook ka justifikuar vendimin e tij duke thënë se nuk do të votojë rrëzimin e Qeverisë pasi sipas tij, një nga kauzat kryesore të tij dhe subjektit politik Lëvizja Besa që i përkas, ka qënë integrimi euro atlantik i RMV.

Duke patur parasysh momentumin politik, pas shtyrjes të dorëheqjes nga kryeministri Zaev, për hir të procesit dhe sinjalet e forta nga partnerët strategjik SHBA dhe shtetet e BE-së që më janë komunikuar nga përfaqësues të lartë diplomatik, se në muajin dhjetor vëndi ka gjasa të mëdha të marë datë për fillim e bisedimeve për anëtarësim në BE, vendosa që mos të mar pjesë në seancën parlamentare ku duhej të meret vendim me të cilin do vihet në pikëpyetje ky pikësynim jetik kombëtar dhe shtetëror. Si politikan dhe deputet i përgjegjshëm, mora këtë vendim jo të lehtë duke i vënë interesin e popullit dhe shtetit në radhë të parë.”, shkruan deputeti i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi

Ndërsa Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami,  tha se dyshon nëse deklarata e Z. Rexhepi  është kundër vullnetit të tij”.

Z.Kasami  para gazetarëve foli për “zhdukjen” e deputetit Kastriot Rexhepi dhe mos arritjen e qëllimit për të rrëzuar Qeverinë. Siç u shpreh Kasami, dje ka qenë dita kur për herë të fundit kanë komunikuar në telefon dhe gjithçka ka qenë në rregull deri në atë moment.

Vendimi i Kastriot Rexhepit sipas tij ka qenë me trysni dhe me presion nga qarqe të ndryshme dhe nuk është vullnet i lirë. Nëse dëshmohet e kundërta, Kasami tha se do të ndërmeren masa për përjashtimin e tij nga partia.

“Derisa nuk shoh fotografi dhe zë të qartë të deputetit, derisa ai personalisht nuk e thotë qëndrimin e tij, dyshoj se deklarata e tij është kundër vullnetit të tij”, tha Kasami.

Paraprakisht, kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski tha se kjo që po ndodhë në Kuvend, me kërcënime e metoda tjera antidemokratike, janë sipas tij metoda të papranueshme të shekujve të kaluar.

Mickovski ngriti dyshime nëse edhe shumica aktuale është formuar përmes kërcënimeve e presioneve të ndryshme ndaj deputëtëve.

Hristjan Mickoski një konferencë për shtyp para Kuvendit, tha se kjo qeveri ka rënë, edhe pse LSDM-ja dhe BDI-ja po mundohen ta mbajnë me dhunë. Ai tha se qeveria po mundohet me të gjitha mënyrat të qëndrojë në këmbë, por nuk ka për të qëndruar gjatë. Mickoski tha se i vjen keq për teatrin që po shohin qytetarët dhe ndërkombëtaret, asgjë tjetër.

Sipas Kushtetutës, votëbesimi ndaj qeverisë duhet të përfundojë në të njëjtën ditë. Nëse opozita siguron 61 vota kundër kabinetit të kryeministrit (Zaevit), atëherë qeveria është e detyruar të japë dorëheqje brenda 24 orëve, pas çka fillon afati dhjetëditor për presidentin e shtetit (në këtë rast Stevo Pendarovski), që t'ua japë mandatin për formimin e qeverisë së re partive që do të konfirmojë se kanë të paktën 61 deputetë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Nga ana tjetër, nëse opozita nuk arrin të rrëzojë qeverinë, atëherë në 90 ditët e ardhshme nuk do të mund të paraqesë mocion të ri mosbesimi ndaj qeverisë, nëse së paku 61 deputetë nuk paraqesin iniciativë.

/Argumentum.al