Presidenti Meta pritet nga Presidenti i Asamblesë Rajonale të Siçilisë, z.Gianfranco Miccichè: Gjuha arbëreshe, një vlerë dhe pasuri e përbashkët e Shqipërisë dhe Italisë 

Presidenti Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta u prit sot me një ceremoni zyrtare në Pallatin Mbretëror të Palermos nga Presidenti i Asamblesë Rajonale të Siçilisë, Z.Gianfranco Miccichè.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet tradicionalisht të shkëlqyera dhe strategjike mes Shqipërisë dhe Italisë, duke theksuar domosdoshmërinë e thellimit të mëtejshëm të këtij partneriteti.
Në këtë kuadër, Kreu i Shtetit shqiptar theksoi nevojën e vendosjes së një marrëdhënieje të privilegjuar të Shqipërisë me Rajonin e Siçilisë, kjo edhe për shkak të Komunitetit Arbëresh, që së bashku me emigracionin shqiptar në Itali, është një urë e rëndësishme që lidh ngushtësisht dy popujt dhe vendet tona.
Presidenti Meta gjithashtu shprehu dëshirën, që Siçilia, mund të jetë rajoni i parë në Itali, që mund të miratojë një ligj të posaçëm për mbrojtjen e pakicave linguistike krahinore.
“Dimensioni mesdhetar i Shqipërisë, afron më fort lidhjen e saj me rajonet mesdhetare të Italisë, dhe veçanërisht me ato të jugut. *Një marrëdhënie e privilegjuar duhet të artikulohet me Rajonin e Siçilisë, i cili ka një status të veçantë autonomie sipas Kushtetutës italiane. Kjo edhe për shkak se së bashku ndajmë një vlerë të jashtëzakonshme, me peshë të rëndësishme edhe në historinë politike dhe shtetformuese italiane: Arbëreshët.*” – nënvizoi Presidenti i Republikës gjatë takimit me Presidentin e Asamblesë së Siçilisë.
May be an image of one or more people and indoor
“Falë këtij statusi, ne mendojmë se *Siçilia mund të jetë rajoni i parë që mund të miratojë një ligj të posaçëm për mbrojtjen e pakicave linguistike krahinore. Komuniteti arbëresh, vlerat, traditat, kultura si dhe personalitetet e dala nga gjiri i tij duhet të nxiten që të ndërtojmë së bashku një të ardhme dhe marrëdhënie sa më të ngushtë. Gjuha arbëreshe është një vlerë dhe pasuri e përbashkët e Shqipërisë dhe Italisë, që duhet ta mbrojmë dhe promovojmë!” – u shpreh Presidenti Meta.