Rusia mbështet pavarësinë e Republikës Serbe brenda Bosnjës

Rusia është pozicionuar pro shpalljes së pavarësisë së Republikës Sërbska brenda Bosnje Hercegovinës.

Deklarata është bërë nga ambasadori rus në Sarajevë, Igor Kalabukhov, i cili tha se nuk shikonte asnjë problem në deklaratën e presidentit të  Republikës Serbe , Milorad Dodik.

Kalabukhov ka theksuar se është çështje e politikanëve, vendim demokratik dhe Rusia do ta mbështesë këtë ide nëse “realizohet me dialog”.

“Të gjitha vendimet duhet të merren përmes dialogut dhe komunikimit ku duhet të gjendet rruga më e mirë për zgjidhjen e situatës”, është shprehur ambasadori rus.

Nga ana tjetër Rusia thotë se nuk njeh Përfaqësinë e Lartë në Bosnje Hercegovinë pasi për emërimin e Christian Schmidt në atë pozicion nuk është ndjekur procedura e duhur.