Sot 2 vite nga tërmeti i 26 Nëntorit/ Kryeministri Rama: U ngritëm më të fortë nga kjo tragjedi!

Sot Shqipëria përkujton  tërmetin tragjik, që tronditi vendin 2 vite më parë në mëngjesin e 26 nëntorit të vitit 2019, ku për pasojë humbën jetën 51 qytetarë dhe mbi 1000 të tjerë u plagosën.

Tërmeti me magnitudë 6.4 të shkallës rihter shkaktoi dëme të mëdha materiale dhe shembjen e qindra banesave, duke lënë pa strehë shumë familje kryesisht në Thumanë dhe në disa zona të Durrësit.

Kryeministri Edi Rama një ditë më parë vizitoi lagjen e re të Thumanës, ku pa nga afër punimet e fundit në kompleksin e apartamenteve, ndërsa sot kreu I qeverisë kujtoi fatkeqësinë me një postim në rrjetet sociale.

Përmes një mesazhi në Facebook, Rama thekson se tragjeditë sprovojnë njerëzit, duke shtuar se sot jemi ngritur më të fortë.

Rama pohon se mijëra familje të goditura prej tërmetit sot janë më mirë se sa përpara goditjes prej fatkeqësisë.