UT: Bashkëpunimi me Kinën në fushën e arsimit duhet të thellohet

Universiteti i Tiranës dhe Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, konfirmuan sërish bashkëpunimin në fushën e arsimit dhe kulturës. Një takim mes Rektorit të Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Artan Hoxha dhe Ambasadorit SH. T. Z. Zhau Ding, iu kushtua pikërisht thellimit të këtij bashkëpunimi, jo vetëm me Ambasadën e Republikës Popullore të Kinës në Tiranë, por edhe me shumë universitete në Kinë, me të cilët Universiteti i Tiranës ka marrëdhënie.

Në shenjë mirënjohjeje, Ambasada i dhuroi UT-së 3 paisje elektronike “HUAWEI 86 inch” të teknologjisë së fundit, për të modernizuar procesin e mësimdhënies në UT.

May be an image of 3 people, people standing, people sitting and indoor

Bashkëpunimi mes UT dhe dhe institucioneve kineze është i vjetër. Në 18 Nëntor 2013, në Universitetin e Tiranës u hap Instituti “Konfuci”. Ky Institut është krijuar në bazë të marrëveshjes që Universiteti i Tiranës ka firmosur me Qendrën e Institutit Konfuci, Kinë (HANBAN) si dhe me Universitetin e Gjuhëve të Huaja Pekin (BFSU). Qëllimi i Institutit Konfuci-UT është promovimi i gjuhës dhe kulturës kineze. Ky Institut ofron mundësin që studentët e Univeritetit të Tiranës që të mësojnë gjuhën kineze pranë tij.

/ Argumentum.al