Ambasadorja Yuri Kim, Soreca dhe ambasadorët e vendeve të BE takim me Bashën në selinë blu, 

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka pritur sot në takim në selinë e Partisë Demokratike, ambasadoren e SHBA-së dhe të disa vendeve të BE-së.

Paraditen e së martës, në selinë e PD-së kanë mbërritur ambasadorët e SHBA, BE, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës dhe Italisë.

Mbërritja e ambasadorëve në selinë e PD-së vjen një ditë pasi ish-kryeministri Sali Berisha me 29 anëtarë të Komisionit të Rithemelimit të PD-së të dalë nga Kuvendi i 11 dhjetorit zhvilluan një mbledhje në seli ku u zgjodhën komisionet që do të merren me referendumin e paralajmëruar me anëtarësinë për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Një ditë më parë, Sali Berisha e Lulzim Basha shkëmbyen akuza të rënda gjatë pasdites, ndërsa më 18 dhjetor mblidhet Kuvendi i thirrur nga Basha ndërsa Komisioni i Rithemelimit të PD-së ka ftuar anëtarësinë e PD-së për referendumin për unifikimin e vendimit të Kuvendit të 11 dhjetorit për shkarkimin e Bashës.