"Ju flet Radio e Jashtme e Kinës"/ Shënohet 80-vjetori i fillimit në Kinë të transmetimeve të jashtme radiofonike

Ky 3 dhjetor shënon  80-vjetorin e fillimit në Kinë të transmetimeve radiofonike për jashtë vendit një ngjarje e rëndësishme për Kinën dhe për të gjithë ata gazetarë të cilët ndër dekada kanë qenë zëri i Kinës në botë.

Kjo ngjarje me rendësi historike për median kineze është përshëndetur nga vetë kryetari i shtetit të Kinës, Xi Jinping i cili shprehu premten urime për të gjithë stafin e CMG-së për 80-vjetorin e fillimit të shërbimeve transmetuese të popullit kinez jashtë shtetit.

Xi, gjithashtu sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (CPC) dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, përshëndeti stafin e China Media Group, si dhe miqtë e huaj që kanë mbështetur punën e transmetimit të Kinës jashtë vendit.

Më 3 dhjetor 1941, CPC krijoi një stacion radio në Yan'an për të transmetuar në japonisht, duke shënuar nisjen e shërbimeve transmetuese të popullit kinez jashtë shtetit.

Edhe Shqipëria është pjesë e historisë së suksesit të transmetimit radiofonik të Kinës. Redaksia e gjuhës shqipe ka qenë  prezente për të gjithë shqiptarët që nga 6 qershori i vitit 1969. Prej 52 vitesh dhjetra gazetarë kinez kanë transmetuar në gjuhën shqipe lajme, ngjarje nga Kina dhe jo vetem, duke e sjellë më afër nesh kontinentin e largët aziatik.

May be an image of 9 people and people standing

Redaksia e gjuhës shqipe në vitet ‘70 të shekullit të kaluar

"Ju flet Radio e Jashtme e Kinës", është kjo frazë emblematike e memorizuar tashmë tek të gjithë ata për të cilët radio ishte dritarja e vetme që i lidhte me botën e jashtme.

Sot Radio e Jashtme  e Kinës vjen jo vetëm nëpërmjet valeve të radios  FM106MHz në Tiranë dhe në Durrës, por edhe nëpërmjet portalit "Ejani", Radio Kina Shqip, websajt i funksionuar nga shqipfoles kinez, me programe audiovizive, për Kinën dhe Kinë-Shqipëri, ku herë pas here janë gazetarë, analistë shqiptarë që kontribuojnë me lajme nga Shqipëria. Vlen për tu theksuar se të gjithë gazetarët kinezë që transmetojnë lajmet, apo emisionet e ndryshme sociale- kulturore të Kinës në Shqipëri përveç gjuhës shqipe të cilët ata e zotërojnë në mënyrë të shkëlqyer, gjithashtu e kanë pagëzuar veten me emra shqiptare, si Zana, Shpresa, Zamiri, Donika, Vera duke ardhur në mënyrë kaq origjinale pranë lexuesit dhe dëgjuesit shqiptarë. Kjo tregon edhe për  lidhjen e fortë Shqipëri-Kinë tashmë prej dekadash.

May be an image of 11 people, people standing and indoor

Redaksia e gjuhës shqipe në vitin 2021

Kujtojmë se Radio Ejani, e gjeni në valët FM106MHz në Tiranë dhe në Durrës, pjesë e Grupit Mediatik të Kinës(CMG), që transmeton nga Pekini.

Më 5 Maj 2013 filloi transmetimi i emisioneve në gjuhën shqipe në FM106 MHz në Tiranë dhe në Durrës të Radio Ejani nga CRI SHQIP. Më 6 qershor 1969 filloi transmetimi i emisioneve në gjuhën shqipe nga Radioja e Jashtme e Kinës (RJK). Faqja e internetit “albanian.cri.cn”, që u hap në dhjetor të vitit 2003 si pjesë e CRI Online është një multimedia që integron lajmet, fotoreportazhe, materiale audio-video dhe gazetën-dixhitale në një të tërë, duke ofruar pasqyruar kështu informacione të pasura mbi ekonominë e kulturën kineze.

Argumentum.al