Ministrja Spiropali pret Ambasadorin e Azerbajxhanit në Shqipëri: Intensifikim të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Znj. Elisa Spiropali ka pritur sot në një takim Ambasadorin e Azerbajxhanit për Shqipërinë dhe Greqinë, z.Anar Huseynov, ku në fokus janë marrëdheniet dy palëshe dhe intesifikim të tyre në fushën e ekonomisë dhe tregtisë.

Me Ambasadorin e Azerbajxhanit për Shqipërinë dhe Greqinë, z.Anar Huseynov. Diskutuam me ambasadorin për intensifikimin e marrëdhënieve mes dy parlamenteve dhe qeverive tona.

Rritja e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët në sferën e turizmit, ekonomisë dhe tregtisë mbeten çështje me prioritet në zhvillimet e mëtejshme e me interes të ndërsjellë”, shkruan në rrjetet socaile znj.Spiropali.

Argumentum.al