Putin falënderon ish-kancelaren gjermane Merkel për bashkëpunimin e frytshëm

Presidenti Vladimir Putin i dërgoi një telegram Angela Merkelit me rastin e përfundimit të punës së saj si Kancelare Federale e Republikës Federale të Gjermanisë, në të cilin shprehu mirënjohjen e sinqertë për bashkëpunimin e frytshëm dhe gatishmërinë për dialog me respektin e ndërsjellë.

“Ishim vazhdimisht në kontakt dhe përpiqeshim të gjenim rrugëdalje edhe nga situatat më të vështira.

Gjatë viteve në krye të qeverisë gjermane, ti me të drejtë ke fituar autoritetin e lartë në Evropë dhe në mbarë botën. Jam i sigurt se përvoja jote e pasur si lidere shteti dhe politikane do të jenë pa ndryshim të kërkuara. Dhe, sigurisht, ne do të vazhdojmë komunikimin tonë miqësor”, theksoi Presidenti i Rusisë.

May be an image of 2 people, people sitting and grass

Socialdemokrati Olaf Scholz u zgjodh si kancelar i ri gjerman të mërkurën, duke shënuar fundin e kohës 16-vjeçare të Merkelit si kancelare.

Argumentum.al