Radev do të dëgjojë qëndrimin e partisë “Ndryshimet vazhdojnë” lidhur me Maqedoninë e Veriut

Presidenti bullgar, Rumen Radev, serinë e konsultimeve politike sot e ka filluar me përfaqësues të partisë fituese “Ndryshimet vazhdojnë” njofton korrespondenti i MIA-s në Sofje.

Në fillim të takimit, Radevi nga bashkëkryesuesit e partisë së sapoformuar Kiril Petkov dhe Asen Vasilev, koalicioni i cili fitoi në zgjedhjet parlamentare në Bullgari më 14 nëntor ka kërkuar të dëgjojë qëndrimin e tyre për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ai ka kërkuar të dijë se çka mendon kjo parti për zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, identitetin, historinë dhe kulturën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pasi shoqëria bullgare pret aksion nga diplomacia e tyre.

Dy përfaqësuesit e partisë “Ndryshimet vazhdojnë”, nuk ia kanë njoftuar publikisht qëndrimin e tyre presidentit bullgar.

“Besimi i qytetarëve bullgar nuk jepet si dhuratë dhe ajo doemos të mbrohet”, ka thënë Radevi, sipas të cilit qeveritë kalimtare bullgare e kanë stabilizuar vendin dhe kanë treguar se në të mund të ketë veprim të përbashkët.

Sundim efikas në vend mund të ketë vetëm nëse ka respekt të ndërsjellë, ndërsa sipas Radevit koha e pushtetit monopol në Bullgari ka përfunduar dhe shpresa për rindërtimin e saj është hedhur kategorikisht.

Petkovi, bashkëkryesuesi i “Ndryshimet vazhdojnë” ka thënë se është i vetëdijshëm për nevojën e qeverisë funksionale dhe Parlamentit duke shtuar se së shpejti do të mund të paraqesin propozimin- qeverinë në bazë të koalicionit të katër partive.

Petkovski nuk ka dhënë afat konkret për formimin e qeverisë së re bullgare, por ka shprehur shpresën se ajo së shpejti të bëhet realitet.