SHBA-Ukrainë/ Biden dhe Zelensky flasin për zgjidhjen e konfliktit në Donbass

Presidenti Biden thirri presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të enjten për të diskutuar shqetësimet rreth një pushtimi të mundshëm nga Rusia.

Në një telefonatë me liderin ukrainas Volodymyr Zelensky, presidenti amerikan Joe Biden thuhet se diskutoi bisedimet e tij të fundit me Vladimir Putinin e Rusisë, krizën e Donbasit, anëtarësimin në NATO për Ukrainën dhe reformat e brendshme në Kiev.

“Sapo përfundova një bisedë 1,5 orëshe me [Biden]”, shkroi Zelensky në Twitter të enjten mbrëma, duke shtuar se udhëheqësi amerikan “më njohu me përmbajtjen e bisedimeve të tij me Vladimir Putinin” dhe se ata diskutuan “formatet e mundshme për zgjidhjen e konflikti në Donbass” dhe “kursi i reformave të brendshme në Ukrainë”.

Biden foli me presidentin rus Vladimir Putin për dy orë të martën dhe kërcënoi me pasoja ekonomike, por u tha gazetarëve të mërkurën se trupat amerikane nuk do të dërgohen në Ukrainë për të penguar aventurizmin e mundshëm rus.

Presidenti amerikan dhe ai i Ukrainës diskutuan mënyrat për t'i ofruar siguri, mbështetje financiare dhe politike Kievit gjatë një bisede telefonike të enjten, tha në një deklaratë zyra e Presidentit Volodymyr Zelenskiy.

Zelenskiy i tha gjithashtu presidentit amerikan Joe Biden se Ukraina kishte "propozime të qarta" se si të zhbllokonte procesin e paqes në rajonin lindor të Donbasit, thuhet në deklaratë.

Zelenskiy dhe Bideni folën ndërsa Rusia vazhdoi një retorikë armiqësore ndaj Ukrainës dhe e krahasoi krizën atje me momentin më të rrezikshëm të Luftës së Ftohtë. Rusia pret që presidenti Biden ta ftojë atë në bisedimet e mundshme me vendet e NATO-s.

Presidenti Joe Biden tha këtë javë se SHBA-të do të marrin një rol më të drejtpërdrejtë në diplomaci për të trajtuar shqetësimet e Presidentit rus Vladimir Putin mbi Ukrainën, pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të bindur udhëheqësin rus që të mos sulmojë fqinjin e saj perëndimor.

Por çdo negociatë për ta zgjidhur në mënyrë paqësore çështjet e ndërlikuara të rivalitetit Lindje-Perëndim, do ishin si një ‘fushë e minuar” për presidentin e SHBA.

Zoti Biden bëri ofertën e tij për angazhimin e diplomacisë amerikane gjatë një bisede dy-orëshe në internet me zotin Putin të martën. Ai ofroi që negociatave t’u bashkohen edhe vendet evropiane, jo vetëm për të zgjidhur konfliktin në Ukrainën lindore, por dhe për të trajtuar kundërshtimet më të mëdha strategjike të zotit Putin ndaj NATO-s, zgjerimin e saj dhe ndërtimin e kapaciteteve ushtarake të aleancës gjithnjë e më afër kufijve të Rusisë.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se Presidenti Joe Biden i përcolli zoti Zelenskiy mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës gjatë telefonatës së zhvilluar sot.