Skandal me të dhënat private, prokuroria nis verifikimet për rrjedhjen e databazës me pagat për rreth 550 mijë persona

Një listë me emra drejtuesish të institucioneve publike dhe private, kartat e identitetit dhe pagat e tyre, qarkullon në rrjetet sociale.

Mësohet se pas skandalit të patronazhistëve një tjetër skandal i rëndë ndodh me të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë.

Kësaj radhe Është fjala databaza përmban të dhënat e qytetarëve të punësuar në sektorin privat dhe publik, shoqëruar me kartat e tyre të identitit, pozicionin e punës dhe rrogën.

Prokuroria e Tiranës ka nisur një proces verifikimi në lidhje me skandalin e publikimit të të dhënave për pagesat mujore.

Verifikimi ka nisur pasi një grup qytetarësh i janë drejtuar me ankesë Prokurorisë së Tiranës.

Lajmi për publikimin e databazës me të dhënat e pagave mujore u publikua mbrëmë në media.

Nuk dihet se cili është burimi i daljes së kësaj liste.