Takimi virtual Putin-Biden, vjen reagimi i parë zyrtar i Ministrit i Jashtëm të Ukrainës, z. Dmytro Kuleba, pas bisedës së liderëve.

Reagimi i parë zyrtar i Ministrit i Jashtëm të Ukrainës,  z. Dmytro Kuleba, 

"Kontakti, në vetvete është një mjet i frenimit dhe i parandalimit të përshkallëzimit të situatës. Ne e vlerësojmë pjesëmarrjen diplomatike të Shteteve të Bashkuara në përpjekjet për të rikthyer Rusinë në tryezën e bisedimeve," tha Dmytro Kuleba.

"Në kohen kur, nga ana e Rusisë i mungon konstruktiviteti, prioriteti kryesor mbetet zbatimi efektiv i një pakete gjithëpërfshirëse parandaluese, për ta frenuar atë nga përshkallëzimi i mëtejshëm ushtarak" , deklaroi Ministri, duke shtuar se për këtë një bashkëpunim i ngushtë po vazhdon, “me aleatët nga të dyja anët e Atlantikut”.

Dmytro Kuleba gjithashtu nënvizoi,  se një bisedë e pritur midis Joe Biden dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të enjten,  do të lejojë diskutimin e hapave të mëtejshëm për të frenuar Rusinë dhe "ringjalljen" e formatit të Normandisë.

Kujtojmë se më 7 dhjetor presidentët e SHBA-së dhe Rusisë Joe Biden dhe Vladimir Putin zhvilluan bisedime për çështjen e Ukrainës.

/Argumentum.al