Balluku takim me Karamanlis, në fokus linja hekurudhore dhe Korridori Blu

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillon në Greqi u takua me ministrin e Transporteve dhe Infrastrukturës në qeverinë greke, Kostas Karamanlis.

“Kisha kënaqësinë të zhvilloja një takim kokë më kokë, për të vazhduar më pas diskutimin e gjerë së bashku me ekipet përkatëse mbi dy projekte të rëndësishme infrastrukturore, të cilat lidhin dy vendet tona, linja hekurudhore dhe Korridori Blu”, tha ministrja.

Balluku i cilësoi këto dy projekte me rëndësi jetike dhe me impakt të drejtpërdrejtë te qytetarët e dy vendeve.

“Shprehëm angazhimin e përbashkët për t’i çuar përpara këto iniciativa të shumëpritura dhe për të bashkëpunuar ngushtësisht për projekte të reja në dobi të vendeve tona”, deklaroi ajo.