Ceremonia e vendosjes së flamurit në OKB, Kryeministri Rama: Krenar për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga ceremonia e vendosjes së flamurit tonë në OKB.

Kryeministri Rama shprehet krenar për Shqipërinë, e cila tashmë është anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Shqipëria tani anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB, tryeza më e lartë vendimmarrëse e botës”, shprehet Rama.

Nga 1 janari 2022, Shqipëria ulet si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Shqipëria është zgjedhur për herë të parë anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për periudhën kohore 2022-2023.

Duke filluar nga 1 janari 2022, Shqipëria do të ulet për dy vjet rresht në një nga pesëmbëdhjetë ulëset e organit të OKB për menaxhimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Zgjedhja në Këshillin e Sigurimit, për herë të parë pas 66 vitesh anëtarësim në OKB, përfaqëson sfidë madhore, por dhe një mundësi të shkëlqyer për vendin tonë.