Cila është marrëdhënia e ne shqiptarëve me varrezat?

Bianca Duro
Une e them drejteperdrejte: qesharake, primitive, e pakultivuar, pa dashuri, pa respekt!
Kam mbi 30 vjet qe jetoj midis dy kulturave: shqiptare dhe austriake. Kam pohuar se ne shqiptaret kemi shume vlera si nder te tjera mikepritjen, guzhinen, natyren tone te mrekullueshme, por mbi te gjitha lidhja me familjen tone "të shtrenjtë" per cdo shqiptar eshte prioritet.
Prej 6 vitesh zoti bëri pjesë të jetes time varrezat e Tufines.
Besoj se ndarja nga nje njeri i dashur, per ne si popull shoqerohet me shume rituale te cilat perseri shfaqin teorikisht dashurine dhe respektin per familjen.
Sot, ne vendin te cilin e vizitoj me shume dashuri, ndjehem e fyer, e pafuqishme qe detyrohem ti kthej kurrizin nje shpirti te bukur dhe te dashur, duke e lene te rrethuar nga plehrat e lëna pas të atyre njerezve qe bejne te njejten gje si une- vizitojne shpirterat e mire per te cilet ju dhemb zemra edhe sot.
Para nje jave vizitova varrezat tejet modeste te gjysmes tjeter më të mirë te jetes sime ne nje fshat te Austrise.
Cdo vit te ri konstatoj se te dashurit e atyre qe prehen aty kujdesen me shume dashuri dhe respekt per ate vend paqe dhe automatikisht vizita aty te imponon 10 minuta me kujtime te bukura dhe respekt per jetën, familjen dhe te dashurit qe nuk jetojne me.
O njerez te dashur, a mundeni te me ndihmoni dot te kuptoj disa gjera?
- Ku jane ata djem me varese floriri 2 kg, e me makina super moderne? A kane njeri te zemres që e lenë pas kur i cojne një tufe me lule (edhe pse plastike)?
- Ku janë ato vajzat moderne shqiptare qe flasin shpesh10 gjuhe perfekt e me 3 apo 4 mastera shkencore? A kanë njeri te zemres në Tufine apo Kombinat ku me siguri shkojne ti ndezin nje qiri per njerezit  e dashur qe prehen atje?
- Ku jane ato mamate qe para se ti cojne femijet me studime neper bote ju mesojne se sa e forte eshte dashuria per gjyshin, gjyshen, dajen, tezen? Patjeter shkojne bashke ne varreza dhe kujtojne njeriun e dashur…
- Ku jane ata shqiptaret qe udhetojne neper bote, kane emigruar, kane lene mbase edhe ndonje nga te dashurit e tyre ne varrezat e nje qyteti ne Evrope?
- Ku jane ata shqiptaret qe besojne akoma se ne jemi popull i kultivuar e pretendojme se ne perendim s'ka vlere familja?
-Mirekuptoj cdo komshi qe nuk respekton rregullat me elementare te bashkejeteses komunitare;
-Mirekuptoj cdo femije qe shkon ne varreza dhe vjedh lulet ne vendin e shenjte per mua;
- Mirekuptoj cdo lule plastike qe rishitet ne hyrje te Tufines dhe Kombinatit.
- Mirekuptoj cdo grua qe lyp 100 lek kur une shkoj te takoj njeriun e shtrenjte dhe ajo s'do t'ia dije fare per momentin qe une po perjetoj!
Ne fakt jane te gjithe aty, duke kontribuar qe ai vend (normalisht i shenjte per cdo njeri normal) te transformohet ne koshin me te madh te plehrave ne qytet.
Pas vizites sot atje percmoj cdo njeri qe e bastardhon ate vend te shenjte ne kete menyre.
Percmoj cdo qytetar ne Tirane qe pastron me shume dashuri vendin e njeriut te tij te shtrenjte, por ndot 2 metra te njeriut tim te shtrenjte dhe nuk respekton dashurine time.
Percmoj administrimin e Bashkise se Tiranes per keqadministrimin e taksave qe paguaj prej 22 vitesh per kryeqytetin dhe nuk mund te planifikoje qe varrezat te pastroheshin nje here ne muaj te pakten.
Perçmoj sjelljen primitive te bashkeqytetareve te mij te cilet habiten per dhunen neper aktivitete politike por mbyllin syte e nuk shohin qe vetem 10m larg varrit qe e respektuan dhe i kthyen kurrizin ndodhet nje kosh i madh plehrash!
O Njerez: keta jemi ne- me thoni a mund te quhen dashuri dhe respekt per familjen kur ikim nga ai vend e leme pas njeriun e dashur ne mes te plehrave???
Le ta pranojme dashje pa dashje: jemi nje popull primitiv.
Pse habitemi qe ne vitin 2022 dhunohen grate ne familje, dhunohen institucionet dhe instagram e tic toc jane podiumi i madheshtise se rinise sot.
S'ka problem: u hap Evropa dhe te pakten brezi tjeter te kuptoj qe jeta nuk eshte instagram por pune dhe respekt per veten. Nuk ka popull ne botë që përdhos vendin ku prehen te dashurit e zemres si ne Tirane!
Nuk ka bashki ne Evrope qe vjel taksa dhe nuk investon nje punetor te vetëm per tu kujdesur per vendin e prehjes se fundit te te gjitheve.
E sigurte eshte: cdo shqiptar qe merr pjese ne nje ceremoni mortore jashte vendit tone te dashur në heshtje e pranon: sa turp që jam pjese e një populli primitiv qe nuk respekton dot njerezit e zemres.
Ah po harrova - dashuria shqiptare demostrohet ne nje gje qe e quakan "perputhje" nese nuk jam gabim!
Perseri harrova pa dashje - ne jemi popull modern dhe inteligjent!!!
*Shkrimi eshte ne FB ne faqen e Znj. Bianca Duro i shperndare me 9 janar 2022.