Protesta në Partinë Demokratike, gaz lotsjellës, gurë, shkopinj

Protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe Komisioni për rithemelimin e Partisë Demokratike sot para selisë së PD-së u shndërrua në një beteje mes demokrateve  ku guret, gazilotsjelles, shkopinjtë janë përdorur kundër njeri-tjetrit.

Ish-kryeministri Sali Berisha iu bashkua mbështetësve të tij në selinë e PD mesditën e së shtunës ku zhvilluan protestën e thirrur më herët prej tij.

Fillimisht situata nisi me disa tensione të lehta, por më pas situata u rëndua pasi mbështetësit e Berishës hynë në ambientet e PD. Nga vendi i ngjarjes u pa se ka pasur konfrontim të ashpër si dhe janë thyer dyert dhe janë përdorur substanca homogjene.

Ndërkohë, me përshkallëzimin e situatës, Basha i PD-së kërkoi ndërhyrjen e Policisë së Shtetit, e cila shpërndau turmën me gaz lotsjellës.

Qindra njësi policie të armatosura të rënda u stacionuan që në mëngjes herët.

Pas disa orësh protestë, ka qenë Berisha ai që ka shpallur mbylljen e aktivitetit, ndërsa ka lënë të kuptohet se revolucioni nuk ka të ndalur dhe se datën e protestës së radhës do ta shpallë në një moment tjetër.

Ngjarja

Fillimisht dera kryesore e selisë u hap me forcë, përpara orës 12.00 e cila është ora në të cilën ishte thirrur protesta. Xhamat e saj janë thyer por protestuesit janë ndalur në pjesën e hollit, ku mesa duket janë gjendur përpara dyerve të tjera të përforcuara me veshje hekuri

Pas këtij momenti nuk ka patur asnjë cast qetësie. Mbështetësit e zotit Berisha kanë provuar të hyjnë nga drejtime të ndryshme. Një tentativë e disa personave që me anë të shkallëve u ngjitën në katin e dytë, në një ballkon në krahun e majtë, u zpraps, nga disa persona nga brenda godinës. Një prej protestuesve mbeti i plagosur në kokë. Përpjekjet e tjera po ashtu janë sparpsur, ndërsa nga brenda selisë po përdoret gazlotsjellës.

Duke përdorur shkallët, mbështetësit e zotit Berisha kanë tentuar të hyjnë në katet e sipërme, duke përdorur dhe sende të forta e gurë që kanë thyer xhamat. Një derë e blinduar në krahun e djathtë të godinës u arrit të hapej.

Me anë të një deklarate, Partia Demokratike reagoi duke u shprehur se “Sali Berisha po rrezikon jetën e dhjetëra demokratëve me aktet e dhunës së sotme! Me një akt të paprecedentë, mercenarët nën urdhrat e tij, po sulmojne godinën e Partisë Demokratike, duke vënë në rrezik real jetën e drejtuesve më të lartë të Partisë Demokratike në qendër dhe në rrethe, si dhe të dhjetëra demokratëve të tjerë. Gjakderdhja duhet ndalur nga institucionet ligjzbatuese! I bëjmë thirrje institucioneve të ndërhyjnë për të shmangur viktimat e dhunës së Sali Berishës mes demokratëve!”

Më pas Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ka marrë një “kërkesë nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike, të cilët kanë kërkuar ndihmën e Policisë, pasi i rrezikohej jeta nga protestuesit”. Policia bëri të ditur se “është gati për të ndërhyrë në ndihmë të deputetëve që kanë kërkuar ndihmë dhe u bën thirrje protestuesve që të distancohen menjëherë nga aktet e shkatërrimit të pronës dhe aktet e dhunës. Policia e Shtetit u bën thirrje organizatorëve të protestës që të përmbajnë protestuesit dhe të shmangin çdo rast dhune, sepse do përballen me ligjin”.

Policia ndërhyri në një kohë të shkurtër duke përdorur gazin lotsjellës. Mbështetësit e zotit Berisha u shpërndanë. Njësitë e policisë duket se kanë marrë kontrollin e godinës së PD-së duke u rreshtuar e shumtë në numër në hyrje të saj.

Përmbyllja e protestës

“Në rast se nuk arritem maksimumin, dëshmuam vitalitetin tonë, vendosmërinë tonë. Dëshmuam para gjithë shqiptarëve dhe botës se armiku më i egër pas Enver Hoxhës është Edvin Rama dhe pengu i tij Lulzim Basha.

Me këto fjalë ish-kryeministri Sali Berisha iu drejtua mediave në fund të protestës, e cila nuk arriti të largonte nga selia e superblinduar kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, duke pasur mbrojtjen e forcave të shumta të policisë të shtunën. .

“E patë sesi Rama shpalosi skenarin e tij kundër pluralizmit në Shqipëri dhe PD. Sot gjithçka ishte e qartë, por kjo betejë na tregon të lirëve se rruga që duhet të shkelim nuk është e lehtë dhe se ajo kalon përmes sakrificave dhe vendosmërisë. ju se është një rrugë e suksesshme dhe fitimtare.Sot ne dëshmuam se jemi opozita e vërtetë e këtij vendi.Kam deklaruar prej kohësh që ky është një revolucion i pandalshëm dhe mund të ndalet vetëm me rrëzimin e narkoshtetit", tha Berisha.

Sipas tij, revolucioni synon rikthimin në pushtet me votën e lirë të PD-së dhe u bë e mundur rikthimi i votës së lirë brenda 3 muajsh.

"Edi Rama nuk mund t'i mbajë kurrë demokratët të mbyllur në bunker. Le të shpërndahemi me betimin për t'u kthyer sa më shpejt në një betejë tjetër më të fortë se kjo", tha Berisha duke falenderuar mbështetësit e tij për guximin.

Ai gjithashtu bëri të ditur se data e radhës për protestën do të shpallet në një kohë tjetër. “Do të caktojmë një kohë që 44 mijë burra e gra të lirisë të mblidhen si sot”, përfundoi deklaratën Berisha duke paralajmëruar mbylljen e protestës.

Argumentum.al