Rama merr timonin e aeroplanmbajtëses së ushtrisë amerikane

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjete sociale pamjet nga vizita në aeroplanmbajtësen amerikane, e cila po kryen një stërvitje intensive në ujërat tona territoriale.

Rama shfaqet i ulur në vendin e kapitenit të anijes, ndërsa e ka cilësuar si një ditë mbresëlënëse.

Kreu i qeverisë shkruan se forcat amerikanë stërvitjen po e kryejnë së bashku me forcat e marinës shqiptare.

“Një ditë mbresëlënëse në aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman”, e cila po kryen një stërvitje intensive në ujërat tona territoriale, së bashku me forcat e marinës shqiptare”, shkruan Kryeministri bashkangjitur pamjeve